LAJMI I FUNDIT:

Gjakova me festë të dyfishtë, hapet fabrika Intertex me 120 punëtorë

Gjakova me festë të dyfishtë, hapet fabrika Intertex me 120 punëtorë

Nesër, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Gjakova ka arsye edhe për festë më të madhe. Në këtë qytet nesër do të përurohet fabrik Intertex Kosova, në të cilën do të punojnë 120 gjakovarë.

Në këtë fabrikë do të prodhohen mbulesa për makina, fillimisht për Volkswagen dhe Volvo dhe më vonë për Audi dhe Mercedes. Kjo fabrikë është hapur pas nënshkrimit të marrëveshjes së ndërmjet kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe kompanive Blue Stone Safety nga Amerika dhe TROX nga Suedia.

“Aktualisht kemi nënshkruar dy kontrata me dy kompani të njohura ndërkombëtare, TROX nga Suedia ku do të prodhohen mbulesa për makina, fillimisht për Volkswagen dhe Volvo dhe më vonë për Audi dhe Mercedes, si dhe kemi nënshkruar me kompaninë Amerikane Blue Stone Safety ku do prodhojmë jelek të formave te ndryshme, mbajtëse te ndryshme për arme si dhe jelek antiplumb ku te gjitha do jenë për eksport dhe të cilat janë pranuar nga institucionet shtetërore në SHBA që të jenë produkt i Made in Kosova”, pati thënë Valon Lluka, përfaqësues i Intertex Kosova.