LAJMI I FUNDIT:

AUV: Mielli në Kosovë është i sigurt (Video)

AUV: Mielli në Kosovë është i sigurt (Video)

Mielli apo të gjitha produktet e tjera ushqimore të cilat janë importuar në Kosovë deri më tani janë të sigurta për konsum. Kështu ka thënë Lamir Thaçi, zyrtar për informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, gjatë një konferencë për media ku tha se qytetarët e Kosovës nuk duhet të kenë shqetësime, sepse të gjitha produktet iu nënshtrohen analizave laboratorike para importimit.

“Të gjitha ngarkesat kanë rezultuar brenda normës së lejuar, apo të gjitha kanë qenë mbi limitet që parashihen dhe kjo dëshmon se gruri që është importuar në Kosovë në aspektin e sigurisë është plotësisht i sigurt për konsum dhe i përgjigjet asaj për çfarë hynë”, tha Thaçi.

Ai siguroi se asnjëherë nuk ka ndodh që produktet e kafshëve të destinohen për konsum human.


“Asnjëherë nuk ndodh apo nuk ka ndodhur as në të kaluarën që një produkt apo grurë për kafshë, të ri-destinohet për konsum human. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Kjo për shkak se secila ngarkesë verifikohet me analiza laboratorike dhe pa pasur rezultate të analizave laboratorike asnjë ngarkesë nuk del në treg për konsum dhe nuk eksportohet. Sepse certifikata shëndetësore për secilin produkt garanton. Këto certifikata shëndetësore nuk lëshohen nga kompani private, këto lëshohen nga autoritet kompetente dhe në këtë rast lëshohen nga ne, sepse ne jemi autoritet më i lartë brenda vendit për kontroll të sigurisë së produktit”, tha Thaçi.

Kurse, Adriatik Stavileci tha se dogana nuk merret me analizimin e cilësisë së produkteve. Ajo sipas tij, importon vetëm produktet të cilat e kanë certifikatë e lëshuar nga AUV.

“Domethënë importi nuk ka ndodhur faktikisht në kufi por importi ndodh pasi që prodhuesi e bluan grurin. Edhe ajo në statistika në atë moment pasqyrohet si import… Secili import i grurit që bëhet në Kosovë, importohet me certifikatë e cila lëshohet prej agjencionit, sepse dogana nuk është autoritet kompetent që e shikon cilësinë e grurit. Është Agjencioni për ushqime dhe Veterinari”, tha Stavileci.

Ditë më parë, kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Misin Voci, ka thënë se kompania Devolli, e ndihmuar nga Dogana e Kosovës, po i ushqen shqiptarët, andej e këndej kufirit, me miell që prodhohet nga gruri i dedikuar për ushqim të kafshëve. Sipas Vocit, gruri që Devollët e importojnë nga Serbia është i rezervave shtetërore, pa vlera ushqyese dhe ai përdoret vetëm për kafshë.

Më herët kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar hetime nga AUV-ja për cilësinë e miellit, ndërsa kompania ka thënë se mirëpret këtë thirrje.

ARDIANA MIELLI GRURI AVUK 20 02 from Krenar Thaçi on Vimeo.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori