LAJMI I FUNDIT:

Banka TEB përkrah FBK-në me veshje sportive për gjeneratat e reja

Banka TEB përkrah FBK-në me veshje sportive për gjeneratat e reja

Banka TEB, sot së bashku me FBK-në, organizuan konferencë për media me rastin e shënimit simbolik të përkrahjes me veshje sportive të gjeneratave të reja.

Që nga prilli i vitit të kaluar TEB-i është përkrahëse e ligës së basketbollit të gjeneratave të reja. Si bankë që i përkushtohet rinisë, TEB-i ka për qëllim t’i ndihmojë gjeneratat e reja në arritjen e synimeve të tyre, zhvillimin e mëtejmë të aftësive, madje edhe krijimin e liderëve të rinjë të komunitetit ku jetojnë.

teb11

Fjalën hyrëse e bëri Leart Hoxha, Sekretar i FBK-së, duke potencuar dhe vlerësuar lartë ndihmën e bankës TEB për këtë federatë.

Më pas, fjala iu dha Drejtorit Menaxhues të bankës TEB, Ayhan Albeyoglu, i cili tha se “Një nga aspektet që na gëzon më së shumti në këtë program sponzorimi është pikërisht fokusi në basketbollin e të rinjve. Ne besojmë se nëpërmjet këtij programi të sponzorimit do të ndihmojmë në krijimin e jo vetëm të basketbollistëve cilësorë, por edhe liderëve potencial të komunitetit të tyre në të ardhmen. Siç kam thënë edhe me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, investimi ynë në ligat e kategorive të reja është investim në rininë e sotme dhe ndihmë në zhvillimin e basketbollit në Kosovë. Unë jam këtu për të konfirmuar vazhdimin e ndihmës sonë për basketbollin e të rinjve në Kosovë edhe në vitin 2015-16”.

teb12

Fjalimin përmbyllës e bëri Erolld Belegu, President i FBK-së, duke thënë se “Për ne është shumë inkurajuese që TEB dëshiron të vazhdoj të mbështes basketbollistët e rinj në Kosovë dhe i gëzohemi kësaj ideje të dhurimit të uniformave sportive, që ka qenë ide e TEB-it dhe dëshmi se kjo kompani përcjell dhe interesohet për basketbollin e të rinjve në Kosovë”.

Edhe më tej, TEB-i do të vazhdoj të përkrah rininë dhe sportin në vend, si pjesë e përgjegjësisë sociale që kjo bankë ndien për Kosovën, ku vazhdon të operojë në mënyrë të suksesshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori