LAJMI I FUNDIT:

Rreth 5.4 milionë euro për sektorin e perimeve

Rreth 5.4 milionë euro për sektorin e perimeve

Investimet e Ministrisë së Bujqësisë në sektorin e perimeve sivjet arrijnë vlerën prej rreth 5.4 milionë euro. Përmes kësaj mbështetje, e cila është e ndarë në grante investive, të cilat kapin vlerën prej 3.4 milionë euro dhe pagesa direkte në vlerë prej 2 milionë euro, kjo ministri synon zgjerimin e sipërfaqeve të reja me pemishte, modernizimin e infrastrukturës përcjellëse dhe mekanizmit bujqësor tek shumë ferma që veprimtari kryesore e kanë perimtarinë, përmirësimin e marketingut dhe rritjen e cilësisë së këtyre prodhimeve, duke ndikuar kështu edhe në rritjen e eksportit të perimeve jashtë vendit.

Përmes pagesave direkte, edhe sivjet do të përkrahen 23 kultura perimore, ku përfitues të këtyre pagesave në vlerë prej 300 euro për hektarë do të jenë të gjithë ata fermer që i plotësojnë kriteret e parapara në thirrje, e të cilët kanë të mbjellë së paku 0.50 hektarë me perime në fushë të hapur.
Ndërkaq, përmes granteve investive, në vlerë prej 2.7 milionë euro, do të përkrahet ndërtimi i serrave dhe ndërtimi i depove për trajtim pas vjeljes dhe ruajtja e perimeve.

Përveç kësaj do të ketë investime në përpunimin e perimeve. Me 700 mijë euro do të mbështetet përpunimi i perimeve, ky hyjnë projektet për ndërtimin, renovimin dhe modernizimin e objekteve për përpunim në përputhje me standardet e BE-së.


Ata që kultivojnë perime mund të përfitojnë edhe nga masa 302 për diversifikim në nënsektorin për përpunim të produkteve bujqësore të kultivuara.

Ndryshe, vitin e kaluar sektori i perimtarisë është përkrahur përmes granteve investive në vlerë prej 1.8 milionë euro dhe përmes pagesave direkte prej rreth 1 milion euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori