Të rinjtë në Kosovë, më tepër dëshirojnë punësimin në sektorin publik se sa në atë privat. Sipas tyre, ky sektor vazhdimisht favorizohet nga qeveria, kurse sektori privat, nuk përkrahet, madje në disa raste ndodhë edhe diskriminimi nga punëmarrësit.
Por, arsye kryesore e dëshirës për punësim në këtë sektor është paga më e lartë, ditët e lira në fundjavë dhe pushimet për festat zyrtare.
Fjolla Kallaba, studente ne Departamentin e Gjuhës Angleze, njëherësh dhe studente e Integrimeve Evropiane në Universitetin e Prishtinës, pas përfundimit të studimeve, me dëshirë do të punësohej në sektorin publik për shkak të sigurisë më të madhe në punë. “Për shkak të sigurisë në punë, sigurisë shëndetësore, puna është më e sigurt, por edhe për shkak të rrogës”, shton ajo.
Sipas shifrave zyrtare, në Kosovë janë të punësuar mbi 302 mijë persona, nga kjo 80 mijë në sektorin publik, të cilët marrin pagë mesatare 441 euro në muaj, kurse në sektorin privat janë të punësuar mbi 222 mijë punëtorë, paga mesatare e të cilëve është 228 euro në muaj.
Përfaqësues të punëtorëve dhe shoqërisë civile, konsiderojnë se lakmia e qytetarëve për të punuar në sektorin publik është kontrata që siguron një periudhë më të gjatë të punës, pagat më të larta dhe të rregullta.
Haxhi Arifi, udhëheqës i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), thekson se në bazë të ligjeve ekzistuese edhe sektori privat ka të rregulluar orarin e punës, kontratën, por që në këtë fushë ka probleme. “Mund të jetë lakmuese vendi i punës në administratë, pagat janë më të rregullta dhe më të sigurta, kushtet në këtë sektor implementohen, sepse në sektorin privat ka probleme në zbatim të disa kushteve që janë në Ligj të Punës dhe marrëveshje të ndryshme”, tha Arifi.
Kurse, Petrit Zogaj nga Lëvizja “Fol”, shprehet se në Kosovë “elita politike ka krijuar një perceptim, që vetëm të jesh pjesë e sektorit publik, mund të pasurohesh dhe të kesh stabilitet më të mirë financiar”.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, disa herë ka ngritur pagat për punëtorët në sektorin publik, kurse sektori privat nuk mund të bëjë një gjë të tillë. “Qeveria me vendimet e saj ka krijuar një debalancë në mes të sektorit privat dhe publik dhe në këtë rast një i ri, një student, që sapo ka përfunduar një fakultet, e sheh shumë më të leverdishme që të jetë pjesë e sektorit publik, si pjesë e administratës, se sa të ketë një iniciativë private për të bërë biznes ose çfarëdo qoftë tjetër”, thekson Zogaj.
Ndryshe, përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, disa herë kanë shfaqur shqetësimin e tyre për një numër të madh të punëtorëve në sektorin publik dhe njëherësh punësimin pa baza meritore.
Sipas tyre, faktorët më të rëndësishëm për të siguruar një vend pune në sektorin publik, janë lidhjet familjare, anëtarësia partiake dhe ryshfeti. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj