Pa dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, norma e varfërisë në Kosovë do të ishte 50 për qind më e lartë, thuhet në një analizë të Grupit për Studime Juridike dhe Politike.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), remitencat kapin shifrën e mbi gjysmë miliardë euro në vit. Që nga viti 2004 e deri në fund të shtatorit të vitit të kaluar, shuma e dërgesave nga emigrantët, ka arritur mbi gjashtë miliardë euro.
Arbëresha Loxha, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka bërë të ditur se pa këto para, norma e varfërisë në Kosovë do të kishte ndryshuar nga 26 përqindëshi i vëzhguar në rreth 52 për qind, që paraqet një rritje prej 100 për qind.
Në përgjithësi, tregon Loxha, normat e varfërisë krahasuar me skenarin e vëzhguar, do të ishin të larta si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane. “Sa i përket rritjes në zonat rurale, rritja do të ishte rreth 27 pikë përqindje, që në zonat rurale do të ishte një rritje prej 105 për qind në nivelin e varfërisë. Sa i përket rajoneve, varfëria do të ishte e lartë në shumicën e rajoneve, por që rritja më e lartë do të ishte në rajonin e Mitrovicës dhe të Gjilanit”, shton Loxha.
Paratë e dërguara nga emigrantët kosovarë për familjet e tyre, vazhdojnë të luajnë rol mjaft të rëndësishëm në mirëqenien e një numri të madh të qytetarëve të Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare, janë mbi 22 për qind e familjeve që pranojnë remitenca.
Kosova konsiderohet si një ndër shtetet me më së shumti dërgesa të emigrantëve, ku në të shumtën e rasteve, këto dërgesa shfrytëzohen për konsum familjar.
Ministri për Diasporë, Valon Murati, vlerëson se është shumë e rëndësishme që këto remitenca të fillohet të shfrytëzohen edhe si burim për zhvillim ekonomik të vendit. “Ne duhet të krijojmë atë klimë të përshtatshme, që kur t’u themi njerëzve tanë në diasporë ejani investoni në Kosovë, t’ju krijojmë kushte duke e ditur atë që kur ata vinë të investojnë, të fitojnë ata dhe të fitojmë ne”.
“Jo ejani investoni se e keni obligim, se ky është vendi i juaj, mendoj se ajo kohë ka kaluar, njerëzit janë lodhur me idenë se duhet të vinë të investojnë dhe të humbin apo vetëm të sjellin para”, thekson Murati.
Gjatë prezantimit të kësaj analize është theksuar si e nevojshme që institucionet e Kosovës të sigurojnë mekanizma të nevojshëm për tërheqjen e këtyre investimeve, siç janë sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit, sistemi i qëndrueshëm tatimor, si dhe administratë efikase.
Drejtori i Departamentit të Analizave Ekonomike dhe Stabilitetit Financiar të Bankës Qëndrore të Kosovës, Arben Mustafa, theksoi se remitancat që vijnë në Kosovë, janë mjaft të qëndrueshme historikisht dhe paraqesin një aspekt të rëndësishëm në uljen e varfërisë në Kosovë. “Roli i diasporës për financimin e ekonomisë në Kosovë, shkon përtej remitencave, pra të hyrat nga diaspora janë shumë më shumë sesa vetëm remitencat. Pastaj, nëse merren parasysh të hyrat nga punëtorët, nga rezidentët kosovarë, që punojnë jashtë vendit, qoftë përkohësisht, e që pjesa më e madhe përbëhet nga punëtorët në Irak, Afganistan, ato të hyra deri në shtator të vitit të kaluar kanë qenë 150 milionë euro”, tregon Mustafa
Raporti i Grupit për Studime Juridike dhe Politike, përmes kësaj analize rekomandon që remitencat të mos shfrytëzohen vetëm për mbulimin e shpenzimeve të konsumit personal, por gjithashtu për investime të dobishme, duke siguruar gjenerim të qëndrueshëm të të ardhurave për këto ekonomi familjare. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara
Rizvanolli në Davos: Deri në vitin 2031 synojmë të ulim emetimin e gazrave serrë për 30% dhe të rrisim për 25% energjinë e ripërtërishme
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar