Qeveria e Kosovës do të angazhohet maksimalisht për të shndërruar potencialin ekonomik të diasporës në një mundësi të jashtëzakonshme që kapitalin e tyre ta investojnë në Kosovë. Kështu të paktën thuhet në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2015-2018 të prezantuar ditë më parë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Aktualisht, sipas programit të Qeverisë, dërgesat në Kosovë kapin shifrat prej 13 për qind të Bruto Produktit Vendor, ndërsa shumë pak prej tyre janë të dedikuara për investime.
Programi i Qeverisë thotë se do të vazhdojë të promovojë lehtësira për diasporën për hapjen dhe fillimin e bizneseve në Kosovë dhe të ndërmarrë masa specifike legjislative duke përfshirë lirimin nga taksa në korporatë, lirimin nga detyrimet e importit, pajisjeve dhe në lëndën e parë të nevojitur për investime, zvogëlim të numrit të procedurave për marrjen e lejes së ndërtimit.
Programi gjithashtu parasheh edhe lehtësim të procedurave dhe ulje të çmimit për përfshirje në energji elektrike, si dhe lehtësim të procedurave për marrjen e tokës publike në shfrytëzim.
Eksperti për çështje ekonomike, Mustafë Hasani, thotë se nëse zbatohet programi qeverisës, efektet do të jenë pozitive pasi këto lehtësi janë favorizuese për diasporën.
Hasani, i cili ka qenë edhe udhëheqës i Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Huaja në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, konsideron se ofrimi i planit të bizneseve i gatshëm për investime, është hap i qëlluar dhe duhet të jetë i mirëpritur nga investitorët potencialë.
“Diaspora ka mundësi dhe potencial që të investojë në Kosovë. Por, duhet t’ju ofrohen angazhime dhe mundësi konkrete që ata ta ndjejnë veten sigurt dhe të shohin sa fitime mund të realizojnë në Kosovë” , thekson Hasani për Radion Evropa e Lirë.
Ndryshe, ish-ministri Ibrahim Makolli tregon sektorët për të cilët qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporëjanë më të interesuar të investojnë.
“Thuajse nuk ka fushë që nuk kam parë interesim të mërgimtarëve për të investuar në Kosovë: si në bujqësi, në përpunim të ushqimit, industrinë e lehtë, tekstil. Kjo sepse tashmë ne kemi një numër të mërgimtarëve tanë, të cilët kanë përvoja të vendeve të ndryshme”, tregon Makolli.
Në programin e Qeverisë thuhet se Kosova konsiderohet si një nga vendet me diasporën më të madhe, me një potencial të jashtëzakonshëm për të kontribuar për zhvillimin e vendit.
Kështu që gjatë katër viteve të ardhshme duhet të rritet pjesa e remitencave që dedikohet për investime, në mënyrë që të gjenerohen vende pune dhe zhvillim ekonomik, duke përfshirë sektorin e prodhimtarisë, shërbimeve dhe të bizneseve familjare. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj