LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: 85 për qind të investimeve janë nga bizneset vendore

Kelmendi: 85 për qind të investimeve janë nga bizneset vendore

Biznesmeni, njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë gjatë një bisede për Telegrafin se Qeveria dhe institucionet e tjera duhet të orientohen kah prodhuesit vendorë.

Sipas tij, këta prodhues bëjnë investimet më të mëdha në vend. Kelmendi thotë se duhet krijuar kushte më të mira bizneseve vendore, por nuk duhet lënë anash edhe investitorët e huaj.

Biznesmeni Kelmendi ka thënë se shumica e investimeve dhe punësimit në Kosovë janë nga biznesi vendor.


“Deri në 85 për qind e investime në Republikën e Kosovës, bëhet nga investitorët e brendshëm. Vetëm 15 për qind janë investitorët e jashtëm në investime ku kërkohet kapital më i madh e që investitorët e brendshëm nuk e kanë. Dhe nuk munden me marrë nga bankat të cilat funksionojnë tek ne pasi që janë të kufizuar nga BQK-ja”, tha Kelmendi.

Ai thotë se fokusi i Qeverisë së Kosovës duhet të jetë krijimi i kushteve për bizneset vendore si dhe të bëjë reforma fiskale.

“Qeveria është më shumë duke i dhënë jehonë dhe marketing thithjes së investime ve të jashtme, e cila duhet të vazhdojë, por assesi të mohohen investimet dhe mundësitë që mund t’i krijojnë investitorët e brendshëm. Qeveria duhet të punojë në ndryshimin e ligjeve ku investitorët e brendshëm i bënë konkurrues me konkurrencën e cila vije nga tregjet përreth”, tha ai.

Sipas pronarit të Elkos Group dhe rrjetit të marketeve ETC, Qeveria duhet të bëjë reforma duke krijuar edhe më shumë lehtësi për bizneset vendore.

“Nëse nuk e heqin doganën në lëndën e parë, në ambalazhe, mjete themelore, prodhuesit vendorë nuk mund t’i konkurrojnë tregjeve të rajonit i cili është i përafërt me ne e të mos flasim më për tregjet e Bashkimit Evropian dhe shtetet e lindjes”, ka thënë për Telegrafin deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ramiz Kelmendi.

Ai ka kritikuar komunat për mos ofrim të kushteve për bizneset vendore, në mënyrë që ata që investojnë në komunat ku jetojnë.

“Qeveritë lokale janë në kontakt me investitorët e brendshëm që janë qytetarë me përkatësi politike të ndryshme, e që në shumicën e rasteve nuk korrespondojnë me qeverisjen. Këtyre investitorëve nuk iu ofrohen kushte as bashkëpunim në mënyrë që këta të investojnë në qytetin ku jetojnë”, ka theksuar ndër tjerash deputeti i Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Kalo në kategori