LAJMI I FUNDIT:

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet TEB, “Gratë për Gratë”, si dhe Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet TEB, “Gratë për Gratë”, si dhe Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës

Sot, banka TEB, me rastin e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit më “Gratë për Gratë International”, si dhe Dhomën Ekonomike të Grave të Kosovës, organizoi një konferencë.

Në kuadër të programit të grave ndërmarrëse, banka TEB vazhdon të dizajnojë dhe krijojë mundësi të
reja për femrat ambicioze dhe me vizion të qartë për të ardhmen e tyre dhe të shoqërisë. Prandaj, kjo
iniciativë e palëve të lartëpërmendura u prit shumë mirë nga shtresa e jofavorizuar e shoqërisë dhe pritet të ketë efekt edhe më të madh në nxitjen dhe përmbushjen e synimeve të grave ndërmarrëse.

“Ne, si bankë, çdo herë kemi besuar në bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe mendojmë që nëpërmjet të një sinergjie të mirëfilltë në mes të shoqatave dhe institucioneve financiare, përfitimi i grave do të ishte i shumëfishtë. Ky bashkëpunim në të njëjtën kohë adreson të gjitha problemet më të mëdha të grave ndërmarrëse, të cilat sipas hulumtimeve dhe statistikave të ndryshme, janë pikërisht qasja në financa dhe qasja në informata”, theksoi zëvendës drejtori menaxhues i bankës TEB, Arton Celina.


Lendita Kastrati nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës tha se e konsideron këtë akt si një hap shumë të rëndësishëm me bankën TEB dhe dy organizatave përkatëse i cili do të mundësojë tejkalimin e barrierave kryesore të grave në ndërmarrësi, që gjithmonë ka qenë qasja në financa.

Po ashtu, Iliriana Gashi nga Gratë për Gratë International, e përmbylli konferencën duke e vlerësuar lartë këtë marrëveshje.

“Ne si organizatë, jemi shumë të kënaqur që, më në fund, një bankë, e mori parasysh dobinë e ofrimit të kushteve të volitshme për gratë që dëshirojnë të jenë ndërmarrëse ose që tashmë veç janë, në mënyrë që t’ju ofrohen kushte të mira që t’i zhvillojnë bizneset e tyre”, u shpreh ajo.

Banka TEB vazhdon të jetë njëra nga përkrahëset më të devotshme të grave ndërmarrëse të Kosovës, duke i adresuar problemet e tyre me zgjidhjet më të mira financiare dhe jo-financiare.

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori