LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë 17 mijë biznese, vetëm 1.786 kompani merren me prodhim

Në Kosovë 17 mijë biznese, vetëm 1.786 kompani merren me prodhim

Sektori privat ka mundur të zhvillohet më shumë po që se udhëheqësit shtetëror do t’u qëndronin besnik premtimeve të tyre për të ndihmuar këtë sektor, raporton ktv.

Në një debat, shumë përfaqësues biznesesh kanë thënë se shumë projekte investuese kanë mbetur pa u përfunduar për shkak të ligjeve të pafavorshme për investime.

Këto vërejtje janë pranuar nga zyrtarë të Ministrisë së Financave, të cilët kanë thënë se shumë shpejt do t’i nxjerrin vendimet për një numër lirimesh doganore dhe tatimore, transmeton koha.net


Sipas studimeve të bëra, del se përpos mineraleve që vazhdojnë të mbesin potenciali kryesor për eksport, kohëve të fundit ka nisur të rritet edhe eksporti i prodhimeve të drurit, tekstilit, gomës, plastikës, prodhimeve bujqësore dhe këpucëve.

Megjithatë, janë një varg sfidash që po e pengojnë rritjen e prodhimit vendor. Sipas studimit, në vendin tonë janë mbi 17 mijë biznese të regjistruara, nga të cilat vetëm 1.786 kompani merren me prodhim, të tjerat janë shërbime dhe tregti.