Kosova mund të bëhet anëtare e Organizatës Botërore për Tregti (OBT), por kjo varet nga plotësimi i kritereve përshtatur standardeve të Bashkimit Evropian.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është në proces të përgatitjeve të dokumenteve për anëtarësim në OBT.
Vjollca Dibra , këshilltare për media në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), thotë se anëtarësimi në OBT është një proces i gjatë dhe kërkon përmbushjen e shumë standardeve, një pjesë e të cilave do të përmbushen gjatë përgatitjes së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo nuk ka dhënë detaje se cilat janë standardet që duhet të plotësoj Kosova.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është në përgatitje të dokumenteve për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë. Anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë është një proces i gjatë dhe nuk mund të përfundohet shumë shpejtë, megjithatë kërkon përmbushje të disa standardeve . Duhet të dimë që një pjesë e këtyre standardeve duhet të përmbushet në procesin e përgatitjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian . Një pjesë e standardeve duhet të përmbushet edhe nga ne si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë, por një pjesë e tyre duhet të përmbushet në rrugëtimin e Kosovës në anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian”, ka thënë Dibra.
Ndërkohë, Ibrahim Rexhepi, njohës i çështjeve ekonomike, thotë se Kosova do të ketë disa përparësi në anëtarësimin e saj në këtë organizatë, por që sipas tij, anëtarësimi i jep Kosovës edhe përgjegjësi.
“Sa i përket anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë, përparësia dhe e mira që do të përfitonte Kosova është se do të bëhemi pjesë e një grupi shumë të madh të vendeve me të cilat mund të kyçet në garën për relacionet tregtare globale. Mirëpo është edhe një çështje tjetër që mund të paraqitet edhe si përgjegjësi dhe detyrim i Kosovës, respektimi i kritereve dhe standardeve mbi të cilat bazohemi në raporte dhe zhvillimi i relacioneve në tregtinë globale. Kështu që kjo ndoshta është e mirë nëse shfrytëzohet vetëm si nxitje për të avancuar si standardet edhe format e komunikimit dhe të bashkëpunimeve ndërkombëtare, dhe tek atëherë Kosova mund të llogaritet si një anëtare e cila mund të jetë konkurrente si në organizatën Botërore të Tregtisë edhe në tregun global”, tha ai.
Rexhepi po ashtu beson se kjo do të na mundësonte inkuadrimin në ndarjen e tregut ndërkombëtar.
Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, thotë se përfitimet e Kosovës nga kjo Organizatë do të jenë rregullat e një tregtie fer mes shteteve të ndryshme të botës. “Duke e ditur që kjo organizatë merret me promovimin e rregullave të një tregtie fer në mes të shteteve të ndryshme anë e mban botës, atëherë natyrisht se ky është ai benifiti kryesor për Kosovën”, ka thënë Zeka.
Zeka ka shtuar se anëtarësimi i Kosovës në OBT do të na mundësonte rritjen e njëfarë fuqie negociuese në aspektin e tregtimit me shtete e tjera, meqë kjo është edhe pika ku kemi ngecur. Sipas tij Kosova po ashtu ka pasur pengesa të ndryshme të cilat i janë vënë në tregtimin me shtete e rajonit. “Me Shqipërinë, Maqedoninë, kështu që unë besoj se pikërisht këtë mundësi ose këtë fuqi negociuese do ta rriste Kosova. Edhe me anëtarësimin në organizatën Botërore të Tregtisë ky është ai benefiti më i përgjithshëm e më kryesor të cilin unë e shoh”, ka thënë Zeka.
Ndryshe sipas të dhënave të OBT-së çdo shtet apo territor doganor, duke pasur autonomi të plotë në kryerjen e politikave të saj tregtare, mund të bëhet anëtar (“të aderojë në”) Organizatën Botërore të Tregtisë, por të gjithë anëtarët e OBT-së duhet të bien dakord mbi kushtet. Kjo bëhet përmes krijimit të një grupi punues të anëtarëve të OBT-së dhe përmes një procesi të negociatave.
Përndryshe, Kosova ende mbetet peng i pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian edhe në rastin e anëtarësimit në OBT. /Kosovapress/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj