LAJMI I FUNDIT:

Ku shkuan miliardat e derdhura në Kosovë?

Ku shkuan miliardat e derdhura në Kosovë?

Televizioni i parë publik gjerman (ARD) ka shfaqur më 12 mars një emision, në të cilin një pjesë ia kushton Kosovës, në dritën e eksodit të muajve të fundit. Në Kosovë Perëndimi ka derdhur miliarda, por efekti i tyre është i vogël ose inekzistent. Ku kanë shkuar këto mjete, është pyetja që shtron ky medium?

Gazetarët e emisionit “Kontraste” kanë bërë përpjekje për të gjetur përgjigjen për këtë dhe pyetje tjera shqetësuese nga realiteti kosovar. Ata kanë ballafaquar gazetarë dhe zëra të tjerë kritikë, kosovarë dhe ndërkombëtarë, me përfaqësues të institucioneve si Eulex-i, GIZ-i gjerman etj. lidhur me perceptimin se paratë ndërkombëtare që derdhen në Kosovë nuk e arrijnë destinimin e tyre.

Shpesh organizatat e ndryshme ndërkombëtare, përfshirë edhe atë gjermane për kooperim dhe zhvillim (GIZ) ndajnë mjete, fatin e të cilave nuk e ndjekin më tutje. Atyre u mjaftojnë raportet ose dokumentet që flasin për “suksesin” e projekteve, pa shikuar efektin konkret të tyre në terren ku gjendja mbetet po aq e mjerueshme sa ishte më parë.


Emisioni vendos në fokus edhe institucionet kosovare që kujdesen kryesisht për luksin e ndërtesave dhe makinave të tyre dhe fare pak për të përmirësuar standardin e qytetarëve.

Për më shumë, mund ta shikoni emisionin, i cili nga minuta e 19-të e tij i kushtohet Kosovës , duke klikuar: këtu. /albinfo/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Ekonomi
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Kalo në kategori