Në Kosovë punë ka shumë, por në anën tjetër ka edhe probleme, por duhet që bashkërisht të kërkojmë ndryshime nga ata që ndejnë nëpër zyra dhe të cilët duhet punë, veprime e jo fjalë boshe, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit në Kuvendit e VI zgjedhor në regjionin e Prizrenit, ku komuniteti i biznesit zgjodhi edhe delegatët për Kuvendin e Përgjithshëm të AKB-së.
Ai, shtoi se asnjëri nuk ka menduar sa pas 15 vjetëve të çlirimit nga Kosova të ikin mbi 100 mijë qytetarë në vende tjera për jetë më të mirë. Shahini tha se tashmë vendi tashmë ka më pak konsumator dhe atë mbi 100 mijë dhe pasojat do të jenë afat gjate. “Askush nuk duhet të fiksohet nga reformat ekonomike, sepse ato do të kenë rolë të fuqishëm të zhvillimit ekonomik. Shqetësimet e biznesit duhet të merren seriozisht”, theksoi ai.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, nga Prizreni bëri të ditur se Kosovës i duhet investitorë edhe më të fuqishëm dhe për të thithur ata duhet ndryshuar politikat fiskale. Politikat nuk janë adekuate dhe të cilat duhet ndryshohen.
Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së, prezantoi aktivitetet para bizneseve dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen prodhuesit e vendit. Ajo i informoi se tashmë AKB-ja i ka adresuar kërkesat dhe propozimet tek institucionet legjislative dhe ato ekzekutive për ndryshmin e ligjeve: Ligjit për TVSH-në, Tatimit të Korporatave si dhe Ligjit në të ardhura personale, duke kërkuar që propozimet e prodhuesve të miratohen.
Nga ana tjetër koordinator i AKB-së për regjionin e Prizrenit në detyrë Liman Asllani, tregoi se ka qenë i angazhuar maksimalisht për zgjidhjen e problemeve të bizneseve të kësaj ane, sidomos sektorit prodhues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj