Isa Mustafa nuk ka ndejur duarkryq gjatë këtyre 100 ditëve. Ai, ka menduar si t’i rehatojë militantët e tij partiak. Për t’iu krijuar mundësia e gradimit të tyre, Qeveria e Kosovës ka filluar procedurat për ndryshimin e ligjit për pagat. Ndryshimet që do të bëhen do të jenë të dhimbshme për shumë punonjës të sektorit publik.
“Me ndryshimet që planifikohet të bëhen më së shumti dio të pësojnë punëtorët që kanë paga të mesme dhe të ulëta. Ata do të marrin edhe më pak para”, tha një për Gazetën Fjala, Mursel Zymberi, Kryetar i Sindikatës së Punonjësve Civil.
Llogaritet se diku rreth 50 milionë euro që i kanë marrë të punësuarit në emër të shtesave dhe benificioneve tjera do t’i kenë më pak.
Gazeta Fjala ka mësuar se Ministria e Administraës Publike tashmë është në fazën finale të draftimit të projektligjit të ri, i cili shumë shpejtë do të dërgohet në Qeveri e pastaj të marrë miratimin e deputetëve të Kosovës.
Në ministrinë e Financave nuk kanë pranuar të flasin për këtë qështje duke adresuar përgjegjësinë tek Ministria e Administratës Publike.
Zyrtarë të kësaj të fundit, kanë thënë për Gazetën Fjala se vendimi për ndryshim i takon Qeverisë së Kosovës, duke mos mohuar se do të ketë ndryshime në pagat e shërbyesve civil.
Por ndryshimet në kurriz të 80 mijë shërbyesve civil nuk e ka ndërmend ti pranojë sindikata e këtyre punëtorëve.
Kryesindikalisti Zymberi tha për Gazeten Fjala se sistemi i ri është shqetësues dhe trishtues për krejt punëtorët e administratës civile. “Në katalogun e prezantuar ka shumë paqartësi she ai nuk reflekton asgjë të mirë sa i përket administrates dhe punëtorëve të saj”, tha Zymberi.
Bile, sipas tij, përpilimi i ligjit do të krijojë edhe shumë telashe me vendet e punës e kategorizimin e të punësuarve.
“Shumë vende pune që janë kryesisht prej komunave të Kosovës nuk parashihen në katalogun e përpiluar nga Administrate Publike. Rrjedhimisht nuk dihet se ku do të pozicionohen ata dhe cilat do të jenë pozitat e të ardhurat e tyre”, tha Zymberi.
Kërcënimin më të madh ai e sheh për kategoritë e punëtorëve që marrin paga të mesme dhe të imta në administratë.
Por, sindikata nuk do rri duarkryq. Zymberi bëri me dije se ajo do të mbilidhet të premten e të shtunën për të diskutuar hapat për kundërshtimin karshi këtyre ndryshimeve.
Reforma në administratën publike është paraparë edhe me planin qeverisë të prezantuar kohë më parë. “Menaxhimi i burimeve njerëzore në Administratën Publike: një shërbim publik i strukturuar bazuar në standarde, një shërbim jopolitik, i bazuar në rekrutim të drejtë dhe transparent, promovim në bazë të meritës dhe ngritje profesionale. Po ashtu, synohet ndërtimi i një sistemi unik i pagave në Administratën Publike, si dhe digjitalizimi i procesit të menaxhimit të burimeve njerëzore”, thuhet në programin e Qeverisë së Kosovës. /GazetaFjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri