Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike dhe të Sistemeve Fiskale. Ai ka bërë të ditur se me udhëzimin e ri administrativ, do të hiqet edhe diskrecioni nga ministri sa i përket lejeve për furnizim me arka fiskale.
Kjo, sipas tij, do të hiqet nga niveli politik dhe do të lihet në duart të eksperteve të ATK-së. “Kemi përgatitur Udhëzimin për arkat fiskale që në mënyrë fundamentale e ndërron komplet furnizimin me arka fiskale, duke u mundësuar një proces shumë më të lehët automatik të transferimit të të dhënave, duke aplikuar plotësisht nënshtrimin digjital dhe duke heq përfundimisht monopolin që ka ekzistuar deri tash me furnizimin me arka fiskale, ku vetëm një kompani ka mbuluar 70 për qind të tregut dhe ka ofruar lloje të ndryshme të arkave fiskle”, ka thënë Hoti.
Ministri Hoti bëri të ditur se do të rritet kontrolli teknik i pajisjeve fiskale nga 12 muaj në 24 muaj si dhe do të kërkohet vlerë e qarkullimit më e ulët sesa ishte me parë. Me një udhëzim administrativ janë vendosur edhe disa stimuj që qytetaret të blejnë në kompanitë e pajisura me arka fiskale dhe çdo tre muaj qytetaret mund të dorëzojnë kuponët fiskal në mënyrë që tu kthehet nje pjesë e TVSH-së.
“Kemi përjashtuar shërbimet publike nga pajisja me arka fiskale në mënyrë që të mundësojmë që ne të mbledhim TVSH-në me rastin e pagesës së shërbimit publik, të themi energji, ngrohje ose ujë, e jo ti ngarkojmë ata në rastin e lëshimit të faturës përpara se të bëhet pagesa. Dhe gjithashtu i kemi përjashtuar nga pajisja me arka fiskale të gjitha institucionet publike ose private që merren me aktivitete kulturore, sportive”, ka thënë Hoti.
Ministria ka vendosur që ti subvencionoj nga ATK-ja edhe disa profesione që janë në zhdukje, si farkëtarët, qeleshe punuesit, etj., ndërsa ka përjashtuar shërbimet publike nga pajisja me arka fiskale, si dhe institucionet publike dhe shtetërore që merren me aktivitetet kulturore artistike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri