Zyrtarët e prokurimit të institucioneve buxhetore do t’ju nënshtrohen një testi të ri i cili ka për qëllim të sigurojë Qeverinë se këta zyrtarë kanë aftësi për të kryer detyrat ashtu siç duhet.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i financave, Avdullah Hoti, në një intervistë për KosovaPress .
Ai po ashtu ka thënë se shumë shpejtë Qeveria do të hartojë Ligjin e ri për Agjencionin Kosovar të Privatizimit (AKP), Ligj ky i cili do të ketë afat kohor për përmbylljen e procesit të privatizimit dhe kthimin e atyre mjeteve në buxhetin e Kosovës.
Hoti ka shtuar se të gjithë zyrtarët e prokurimit do t’i hyjnë procesit të ri-licencimit, ri-certifikimit në gjitha organizatat buxhetore, për të siguruar që në zyrat e prokurimit nëpër Kosovë janë njerëz me integritet të lartë.
Ai po ashtu ka thënë se mjetet e AKP-së do të investohen në zhvillimin e vendit.
“Ato mjete, sipas ligjit aktual, mund të përdoren për projekte zhvillimore. Është çështje javësh të funksionalizohet bordi i AKP-së dhe disa miliona prej fondeve të privatizimit t’i marrim në buxhet”, ka thënë Hoti.
Ai ka përmendur edhe ndryshimet kryesore të ligjeve të TVSH-së. Sipas tij, ulja e pragut të TVSH-së prej 50 mijë euro në 30 mijë euro do t’ju mundësoj bizneseve të futen në regjimin e TVSH-së. Ndërsa ndryshimi i dytë shumë i madh është përshkallëzimi i TVSH-së, që norma prej 16 për qind të zvogëlohet në 8 për qind për produktet elementare bazike, si buka, vaji, kripa.
“Posa t’i përmbyllim këto tri ligje, menjëherë do të fillojmë të punojmë në kodin doganor. Normalisht, fokusi jonë është në promovimin e investimeve në prodhim dhe bashkë me heqjen e TVSH-së në linjat prodhuese ne do të heqin edhe ngarkesën doganore për këto linja prodhuese dhe tek një varg i lëndëve të para që përdoren drejtpërdrejt në procesin e prodhimit”, ka thënë ai, duke shtuar se projektet kapitale parashihen në bujqësi, në infrastrukturën hekurudhore dhe në ndërtimin e disa rrugëve regjionale. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos