Korrupsioni, sundimi i ligjit, tarifat e larta të energjisë elektrike, normat e larta të interesit bankar që janë më të shtrenjtat në rajon, ishin këto disa vërejtje të prezantuara sot nga përfaqësues të bizneseve në komisionin parlamentar për zhvillim ekonomik, gjatë debatit për mbikëqyrjen e ligjit për investimet e huaja. Anëtarët e komisionit premtuan se këto vërejte do të inkorporohen në ligjin për investime të huaja me rekomandime të posaçme.
Po ashtu, një nga rekomandimet e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, është edhe bartja e Agjencionit për Promovim të Investimeve të Huaja nga MTI-ja, në zyrën e kryeministrit. Po ashtu, teme diskutimi ishte edhe ikja e investitorëve në Maqedoni.
“Nga Kosova deri tash nuk është e vërtet që ka shkuar ndonjë biznes në Maqedoni për arsye se siç thuhet nëpër media, edhe do të thotë organizata joqeveritare Maqedonia ofron kushte më të favorshme, ne kemi bërë analizë, kemi kontaktuar me zyrtarë edhe tash për tash nuk ka biznese që kanë shkuar në Maqedoni”, tha zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati.
Ai ka shtuar se fatmirësisht sipas të dhënave që i ka MTI-ja, është vetëm kompania ELKOS e cila dëshiron të zgjerohet në Maqedoni.
Në ndërkohë Lumnije Hashani, përfaqësuese e Odës Ekonomike të Kosovës, ka kërkuar që të bëhet një ligj unik i cili do të ndikoj në tejkalimin e burokracisë. Ajo ka kërkuar që të merren parasysh të gjitha kërkesat e bizneseve që të inkorporohen në këtë ligj.
“Si kërkesa të tjera të bizneseve të cilat janë paraqitur por që nuk ndikojnë në ligjin mbi investimeve të huaja janë politikat e këqija fiskale, mungesa e subvencioneve, normat e larta të interes banker që janë më të shtrenjtat në rajon. Konkurrenca jo e drejtë, energjia e shtrenjtë, humbja e fuqisë në treg, monopolet , licencat , lejet e punës, mos efikasiteti i sistemit gjyqësorë dhe mos zbatimi i kontratave nga organet gjyqësore të cilat bizneset kanë kërkuar që këto ndryshohen”, tha Hashani.
E, Arian Beu, nga Spitali Amerikanë në Kosovë, ka thënë se ka parë hezitim të Qeverisë për dhënien e lejes së ndërtimit të spitalit dhe se vështirësitë janë të pa pranueshme për ta.
”Problem i paqëndrueshmërisë në marrjeve të vendimeve të që janë marrë nga qeveritë e më pashme dhe hezitimi i qeverisë aktuale për vazhdimësinë e këtij projekti me pajisje me lejen e funksionimit të spitalit kanë ngjallë një hezitim shumë të fortë tek investitorët dhe dihet që janë investitorë që janë prezentët në Kosovë me një investim tjetër po ashtu serioz”, ka Beu.
Ndërsa, biznesmeni Islam Pacolli, ka thënë se zhvillimi i vendit është që të ketë lehtësira në prodhime vendore duke i heq taksat doganore dhe TVSH-së. “Duhet me kushte të barabarta që të jenë hapësira për prodhimin vendor sidomos në projekte vendore që ne i kemi këtu. Kisha pasur dëshirë që të sugjeroj që dogana dhe TVSH-ja për projekte që kanë të bëjnë me prodhim që të hiqet në tërësi”, tha ai.
Pal Lekaj, anëtar i komisionit ka thënë se nuk ka shumë vërejtje me ligjin ekzistues apo me atë që quhet favorizim i investimeve qoftë të huaja, qoftë vendore.
Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore, ka thënë se ligji duhet të përfshirë luftimin e krimit dhe korrupsioni , madje ai një shembull ku thotë se në Maqedoni investitorët japim haraç me një vend, ndërsa këtu në shumë.
“Normalisht ligji duhet të përfshij edhe luftimin e krimit dhe korrupsionit , sot kemi pasur një shkrim në gazet lidhur me një problem të një investitori të huaj me marrje të pronës të ngjashme. Investitorët e huaj shkojnë në Maqedoni për shkak se në Maqedoni tash po flasim nga këto biseda që ne i kemi pasur në Maqedoni ata po thonë që na po japim veç një vend korrupsion do të thotë e jo në shumë raste. Këtu po duhet me u zgjerua “, tha Abazi.
Në ndërkohë, nënkryetari i komisioni për Zhvillim Ekonomik, Besim Beqaj ka thënë se të gjitha shqetësimet do të trajtohen.
“Shqetësimet e juaja për procedurën dhe njëkohësisht për shqetësimet të cilat u ngritën edhe Oda Ekonomike edhe nga z, Pacolli ne sot këtu jemi për të bërë debat lidhur me funksionimin dhe mundësin e intervenimit shtetëror që investitorët qofshin të huaj apo vendos të trajtohen sa më mirë që është e mundshme. Pra kjo është logjika për të cilën ne jemi duke punuar dhe besoj që nëse flasim hapur pa hezitim lidhur me problemet sigurisht që ata do të mund të trajtohen “, tha Beqaj.
Beqaj po ashtu tha se ka vërejtje për punën e Agjencionit për Investime të Huaja e që mbi bazën e funksionimit të kësaj agjencie do të dalin me rekomandime eshët që agjencioni duhet të jetë në kudër të zyrës së kryeministrit. Ai në fund tha se komisioni nuk është i kënaqur me praninë e komunitetit të biznesit dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj