Komuna e Pejës, e cila udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, tash e një vit e gjysmë është duke bllokuar ndërtimin e rrugës në hyrje të Pejës, që është paraparë t’i ketë katër korsi, derisa investimi do të jetë nga Ministria e Infrastrukturës. Edhe pse shuma e projektit është në rreth dy milionë euro, ai ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës, që të bëjë ri-dizajnimin e projektit.
Drejtori i Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, Skënder Gashi, ka thënë për Telegrafin se bllokimi i këtij projekti nga ana e të parit të Pejës është e paarsyeshme.
Ai tregon se ky projekt nuk ka ndikime buxhetore në financat e Komunës së Pejës. “Njëra prej tyre kontratave është edhe ajo për zgjerimin e rrugës në hyrje të Pejës. Fatkeqësisht, pengesa kemi nga kryetari i Komunës së Pejës dhe për këtë kemi kërkuar ndihmë edhe nga ministri Lutfi Zharku. E kryetari i Pejës ka kërkuar që projekti për zgjerimin e rrugës të ri-projektohet”, tha Gashi.
Sipas tij, bllokimi është i pakuptimtë, pasi që projekti është bërë për nevoja të Komunës së Pejës. “Një prej arsyeve, sipas tij, ka qenë se kinse ne e kemi bërë këtë projekt për biznese të caktuara. E në fakt kjo rrugë me katër korsi nuk i bllokon rrugët e tjera të qyteti të Pejës”, tha Gashi.
Ai ka treguar se projekti që financohet 100 për qind nga Ministria e Infrastrukturës për zgjerimin e rrugës Prishtinë–Pejë, respektivisht hyrja e qytetit të Pejës, kap shumën prej 1 milion e 932 mijë eurove.
Tenderin për rregullimin e rrugës në hyrje të Pejës, e ka fituar “Rsm Company” në bashkëpunim me një kompani tjetër
.
Drejtori i Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, Skënder Gashi , thotë se ministria mund të gjobitet për shkak të vonesave për fillimin e punimeve, pasi kompanitë mund të bëjnë padi.
Ndërkaq, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë për Telegrafin se projekti për zgjerimin e rrugës në hyrje të Pejës është në kundërshtim me Planin rregullues. Sipas, tij është e pakuptimtë që për një rrugë prej 1.8 kilometra të jepen 2 milionë euro.
“Projekti për zgjerimin e rrugës është bërë kundër Planit rregullues të qytetit, i cili është bërë për interesa private, në kundërshtim me ligjin dhe ne nuk mund të lejojmë të bëhet si i tillë”, theksoi kryetari Muhaxheri.
Ai thotë se pa u bërë ri-dizajnimi i projektit, në bazë të Planit rregullues të qytetit, nuk mund të realizohet. “Është projekt prej dy milionë eurove, me ato para do të mund të bëhen shumë projekte tjera që do t’i ndihmonin më shumë komunës. E jo të bëhen projekte për të fituar dikush para, e për t’u shkatërruar qyteti. Aspak nuk është i nevojshëm që në një rrugë prej 1800 metrave në hyrje të qytetit të investohen dy milionë euro. Me këto para i kishim rregulluar rrugët në Rugovë, që do të kontribuonte në zhvillimin e turizmit”, ka thënë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Pronari i Kompanisë “Rsm Company”, Agim Kola i kontaktuar nga Telegrafi, ka thënë se projektin e kanë fituar para një viti e gjysmë, për informata më të detajuar ka premtuar se do të na kontaktojë juristi i kompanisë, gjë që nuk ka ndodhur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj