Rreth 9 milionë euro do të investohen sivjet në sektorin e mishit, me qëllim të rritjes se kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese në këtë sektor. Përmes granteve investive dhe pagesave direkte, Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, po synon edhe modernizimin e infrastrukturës përcjellëse në fermat blegtorale, si dhe shtimin e krerëve të bagëtive dhe brojlerëve për mish në vend.
Periudha për aplikim për grante investive vazhdon të jetë e hapur në Ministrinë e Bujqësisë dhe fermerët që aplikojnë për të përfituar grante investive për trashjen e viçave dhe prodhimtarinë e brojlerëve, duhet që të jenë të regjistruar si fermerë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, të kenë kafshë me matrikuj të Kosovës, të dëshmojnë se posedojnë së paku 0,3 hektarë tokë bujqësore për krerë, etj.
Ndërkaq, sivjet për investimet në këtë sektor, si në trashjen e viçave dhe brojlerëve, aplikuesit nuk janë të obliguar të kenë kafshë në momentin e aplikimit, por zotohen se do të kenë së paku 20 krerë viça ose 5 000 broilerë dhe këto duhet t’i dëshmojnë me dokumente përkatëse dhe me praninë e tyre në stallë para paraqitjes së kërkesës për pagesën e fundit. Në kuadër të këtyre masave mbështetëse, 1 milion euro do të investohen në majmërinë e viçave dhe 600 mijë euro për trashjen e brojlerëve.
Ndryshe, intensiteti total i përkrahjes publike mund të jetë deri në 60% të shpenzimeve të pranueshme të investimit, ku përkrahje shtesë prej 5 për qind do të jepet për investimet e fermerëve të rinj. Ndërsa, përkrahje shtesë prej 10 për qind do të jepet për investimet e fermerëve në viset malore.
Ndërkaq, në industrinë përpunuese të mishit sivjet do të investohen 1.4 milionë euro, përmes së cilës masë synohet përmirësimi i infrastrukturës përcjellëse në industritë e përpunimit të mishit e bashkë me këtë edhe rritja e cilësisë së këtyre prodhimeve blegtorale.
Po ashtu, sektori i blegtorisë do të mbështetet edhe përmes pagesave direkte, ku sivjet pagesat direkte për lopë dhe buallica qumështore arrijnë në 3,080,000.00, ndërsa për dele dhe dhi pagesat arrijnë në 1.8 milionë euro. Ndërkaq për pula vojse pagesat arrijnë në 237 mijë euro, si dhe për dosa në riprodhim 50 mijë euro. E sivjet për herë të parë do të investohet edhe në therjet e raportuara të gjedhit, ku vlera e investimeve përmes pagesave direkte në këtë sektor parashihet të jetë 750 mijë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos