Zgjerimi dhe vazhdimi i rrugës magjistrale M9, që lidh Prishtinën me Pejën, po del të jetë mjaft i vështirë, sidomos segmenti Gjurgjicë-Kievë ku punimet kishin filluar para dy viteve dhe ato ende nuk kanë përfunduar. Problemet pronësore dhe vonesa në kryerjen e punimeve ka bërë që ky segment të punohet me hapa të breshkës.
Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës (MI), kanë thënë për Telegrafin se ngecjet në ketë segment të rrugës janë për shkak të mos shpronësimit të pronave, e po ashtu edhe për shkak të sezonit dimëror, kohë kjo kur nuk zhvillohen punimet në projekte infrastrukturore.
Drejtori i Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, Skënder Gashi, ka thënë se problemet pronësore, po u krijojnë probleme për kryerjen e punimeve në rrugën M9.
“Punimet për investime kapitale nuk realizohen për hir të temperaturave të ulëta, ngricave lagështisë. Sa i përket projekteve kapitale që kur fillon sezoni dimëror më 15 nëntor dhe përfundon më 15 mars, nuk zhvillohen projektet kapitale. Gjatë kësaj kohe punohet nëpër mirëmbajtjen rutinore të rrugëve”, thotë ai.
Sipas Gashit, disa projekte futen në momentet e fundit në vija buxhetore. “Rruga M9, segmentit 10 kilometërsh, Gjurgjicë – Kievë, në Balincë punët i kryen kompania Sallahu, ndërsa kemi pasur edhe probleme pronësore-juridike. Fatkeqësisht tek ne politika i dikton projektet – ato në momentin e fundit hyjnë në buxhet”, shton ai.
Kontrata sipas tij, do të ishte mirë të jepet pasi të kryhen procedurat e shpronësimit. “Në momentin që nuk u paguhen parat për prona pronaret nuk lejojnë të punohet në prona edhe pse Qeveria ka të drejt t’i shpallë prona me interes publikë. Procedurat e shpronësimit zgjasin prej 5 deri në 6 muaj. Po ashtu njëri ndër problemet është se poseduesit e pronave nuk janë pronar faktik, pasi që tokën e kanë në emër të tjetërkujt, qoftë të familjare apo te blerësve të tjerë”, theksoi Gashi.
Përveç ngecjes së punimeve në rrugë, ka ngecje edhe në punimet e Urës së fshatit Llozicë, apo siç njihet ndryshe edhe “Ura e Rusëve”.
“Ura e Llozicës tek të gjitha projektet të njëjtat probleme janë kanë do dyqane anë të rrugës, edhe ato akne krijuar probleme ajo rrugë fatkeqësisht edhe pse kompanitë ‘Graniti’, ‘KAG Asphalt Company’ përveç kompanisë ‘Sallahu’ sikur të kishin front punë nuk do të kishte vonesa për realizimin planit dinamik”, theksoi ai.
Drejtori i Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, Skënder Gashi, ka thënë se janë të pakënaqur me kryerjen e punimeve tek ura e Llozicës pasi që kompania punëkryese po vonon punimet.
“Arda Rei është një kompani e cila di t’i zvarrisë punët, edhe me të kemi probleme. Kërkojmë që ata t’i përmbahen planit dinamik, pasi që ne mund t’i shqiptojmë gjoba për vonesa”, ka thënë Gashi.
Ai beson se deri në fund të muajit qershor apo korrik të përfundojnë punët për ndërtimin e segmentit 10 kilometërsh të rrugës magjistrale.
“Besoj deri në Kiev do të përfundohet deri ka gjysma e verës, javën tjetër do t’ia fillojë punimeve me projekte kapitale nëse nuk ka të reshura, pasi temperaturat lejojnë”.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me Pronarin e kompanisë “KAG Asphalt” nga Prizreni, Mehemet Gashi por ai nuk ka folur me arsyetimin se nuk i takon të tregoj se kur do të nisin punimet në segmentin që e ka fituar kompania e tij për të ndërtuar në Rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë.
Po ashtu Telegrafi ka takuar Afrim Ethemi, nga kompania “Arda Rei” e cila po kryen punimet në urën e fshatit Llozicë. Ai ka sugjeruar që pyetjet t’i dërgojmë me e-mail por as pas katër ditësh nuk kemi pranuar përgjigje.
Ndryshe, projekti i parë në rrugën M9 ka qenë segmenti Sllatinë – Gjurgjicë, me gjatësi 22 kilometra, ku ka kushtuar mbi 52 milionë euro. Rreth 44 milionë euro për rrugë, ndërsa mbi 8 milionë për ura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj