Në prag të raportin të kryeministrit Mustafa për 100 ditë qeverisje, biznesmeni dhe deputeti i PDK-së, Ramiz Kelmendi ka dal me një varg rekomandimesh për qeverinë disa prej të cilave kanë edhe mesazh alarmi, siç është çështja e TVSh-së dhe e punësimit.
Politikat e reja ndaj qasjes në TVSH sipas Kelmendit kanë rezultuar me rritje të përgjithshme të TVSH-së në kurriz të popullatës me vlerë prej 1.5 për qind që i bie 79 milionë euro rritje në vit. Sipas deputetit dhe biznesmenit Kelmendi kjo nuk është një ogur i mirë dhe ndryshimet e tilla ai i sheh si veprim të qeverisë pas fenomenit të migrimit nga i cili shteti është në humbje me nga mbi 48 mijë euro në ditë, nga të hyrat që duhej të krijoheshin nga TVSH-ja. Ja pse e thotë Kelmendi këtë.
“Gjatë muajve të kaluar kemi një rënie tw hyrave nga dogana dhe administrata tatimore. Këto rënie janë shkaktuar edhe nga migrimi i qytetarëve të cilët nuk po gjejnë vende pune dhe po ikin për një jetë më të mirë në shtetet e perëndimit. Ky numër shqetësues mendohet të jetë rreth 100 mijë e ky numër po ndikon në të hyrat e buxhetit respektivisht në zvogëlim të konsumit. Shembull, 100 mijë qytetarë nëse konsumojnë 100 mijë bukë x 0.50 euro = 50.000.00 euro në ditë dhe kështu vazhdon rënia e konsumit edhe me artikuj të tjerë, siç janë shërbimet e përgjithshme, konsumi i energjisë elektrike, blerja e veshjeve, mbathjeve etj. Por nëse shpenzimi për kokë banori në Kosovë është rreth 3.5 euro në ditë atëherë kemi një analizë ekonomike që do të jetë 100 mijë banorë x 3.5 euro = 350 mijë euro në ditë shërbime dhe konsum. Pjesëmarrja e TVSH-së në këtë shumë është 16 për qind, të cilat po ti kthejmë në euro i bien 48.300.00 euro në ditë që janë mungesë në buxhetin e Republikës se Kosovës. Kjo çështje është alarm për veprimin e qeverisë, ose të rrisë tatimet për të mbuluar humbjen buxhetore ose të ndalë, apo prolongojë investimet kapitale. (Duhet të zgjedhë të dytën)”, thotë Kelmendi, për TV Dukagjini.
Kelmendi më tej vazhdon me shembuj të tjerë konkret. “Qeveria e Republikës së Kosovës mori hapat për rritjen e akcizës në duhan, alkoohol dhe birrë në një vlerë të konsiderueshme si për duhan nga 32-35 euro /1000 copë, për alkoohol dhe birrë nga 500 euro në 800 euro për hekto-litër dhe hapin e përgatitjes së përshkallëzimit fiskal për vitin 2015. Ky përshkallëzim do hyjë në fuqi në muajin korrik, me të cilin parashihet zvogëlimi i TVSH-së në një gamë të ngushtë artikujsh strategjik nga 16 për qind sa është në 8 për qind sa pritet që do të jetë. Këto produkte nga korriku do jenë më të lira për 8 për qind, ndërsa në të gjitha produktet tjera do të rritet shkalla e TVSH-së nga 16 për qind në 18 për qind që i bie se të gjitha këto produkte do të shtrenjtohen për 2 për qind nga dita e implementimit te ligjit”, thotë Kelmendi.
Deputeti Kelmendi, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës, shpjegon rastet dhe kategoritë përfituese dhe humbëse nga ndryshimet e fundit me TVSH-në. “Të gjithë qytetarët do të përfitojnë nga lirimi i TVSH-së nga 16 për qind në 8 për qind e në veçanti të papunët (rastet sociale).Por ky nuk është suksesi. Këto lehtësira fiskale janë përfshirë në një gamë të ngushtë artikujsh strategjik, ku për mendimin tim në këtë listë duhet të ishin përfshirë edhe sheqeri, artikujt higjienik dhe disa produkte tjera. Në këtë përshkallëzim veçanërisht duhet të përfshihen prodhimet agrare, sepse në shumicën e rasteve qeveria rimburson TVSH-në në tërësi dhe ky përshkallëzim i këtyre produkteve nga rajoni do kishte penguar informalitetin në importe që është në sasi dhe çmim”, theksoi Kelmendi për TV Dukagjini.
Kelmendi vazhdon të faktojë idetë dhe sugjerimet e tija edhe më tutje duke vijuar se këto lëvizje fiskale nuk ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë së Republikës së Kosovës meqë artikujt qenësor konsumohen mjaftueshëm, sepse janë të domosdoshme për jetë, ndërsa artikujt tjerë mundë të ndikojnë në zvogëlimin e konsumit dhe zvogëlimin e prodhimtarisë dhe kjo ndikon negativisht në ekonomi. Sipas tij vlen të ceket se rritja e TVSH-së është bërë në ata artikuj që janë më së shumti duke e rënduar informalitetin në Kosove apo ndërtimin e tregut të zi dhe me ketë gjë ata akterë informal do të përfitojnë edhe më shumë të hyra ndërsa Qeveria e Republikës se Kosovës jo.
“Është paraparë që tatimi në dividentë të kaloj nga 10 për qind ne 20 për qind, ky ndryshim do të dëmtojë seriozisht bizneset që dividentet e vet investojnë në rritjen e veprimtarisë dhe shtimin e kapaciteteve prodhuese si dhe shtimin e të punësuarve duke vlerësuar këtu se do ketë ndikim të dëmshëm. -Qeveria nga këto të hyra mundë të mbulojë edhe kërkesat e shumta për të ardhura personale të sektorit publik dhe të krijoj edhe diferenca më të mëdha ne mes sektorit privat. Kjo do dëboi edhe më shumë investitorët e huaj sepse kjo e shtrenjton koston e shërbimit dhe produktit, për të shtuar dividentën dhe do diferencohemi edhe me shumë me shtetet e rajonit që kanë politika fiskale më të favorshme se ne. Andaj këto lëvizje fiskale ishte dashur të bëhen pas implementimit të plotë të arkave fiskale, dhe që në muajin e parë të implementimit të arkave fiskale mundë të detektohen të hyrat e rritura e pastaj për vlerën e rritur të të hyrave të përshkallëzohet TVSH-ja në formën e njëjtë por me produkte adekuate që shtojnë mirëqenien e shtresave sociale. Duke përcjellë me vigjilencë çdo dite për të hyrat e rritura qeveritare, pastaj mundë t’i qasemi në plotësimin e kërkesave të vazhdueshme bizneseve për lehtësirat fiskale, ne repromaterial, ambalazhim dhe pjesë rezervë. Duke vazhduar me këto lehtësira fillimisht në mënyrë selektive për veprimtari ekonomike të caktuar dhe duke vazhduar në implementimin e tërësishëm të lehtësirave fiskale do të përcjellshin edhe informata shtesë mbi shtimin e prodhimtarisë dhe shtimin e të punësuarve gjë e cila në mënyrë indirekte do të shtone edhe të hyrat buxhetore. Pra, rekomandimet e vazhdueshme që po bëjë mundë të ndryshojnë klimën ekonomike dhe zhvillimin ekonomik e sidomos punësimin masiv të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar rekomandimet deputeti i PDK-së dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi.
Kelmendi ishte kandidat potencial për zëvendëskryeministër të Qeverisë pas zgjedhjeve të fundit mirëpo pas ndërtimit të koalicionit PDK-LDK, vullnetarisht i kishte hapur rrugë për emra tjerë, shefit të tij partiak, Hashim Thaçi, duke mbetur si deputet aktiv i këtij subjekti në Kuvend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj