LAJMI I FUNDIT:

IPKO: Më 2014 investuam 19 milionë euro

IPKO: Më 2014 investuam 19 milionë euro

Drejtori i IPKO-së, Robert Erzin tha dje se nga totali i përgjithshëm i investimeve të IPKO-së në treg që arrin në 267 milionë euro, vetëm gjatë vitit 2014, kompania që ai e udhëheq ka investuar rreth 19 milionë euro.

Në konferencën për media të martën ku IPKO prezantoi rezultatet financiare dhe zhvillimet e fundit të kompanisë u tha se vetëm gjatë vitit 2014, ka investuar 19 milionë euro në Kosovë, dhe se shumica e këtyre investimeve janë bërë në avancimin e rrjetit të saj mobil.

Erzin tha se të gjitha fitimet e IPKO-së deri më tani kanë mbetur në Kosovë, sepse prej vitit 2007 e deri në fund të vitit 2014, IPKO ka investuar 267 milionë euro në Kosovë.


“Viti 2014 ka qenë vazhdimësi e rritjes së kompanisë sa i përket numrit të përdoruesve, pjesëmarrjeve në treg, produkteve dhe shërbimeve, teknologjive të reja për përdoruesit, dhe kënaqësisë konsumatore dhe lojalitetit të tyre. Përkundër shumë sfidave me të cilat jemi përballur, ne jemi krenar për të arriturat pozitive në biznes, dhe zotohemi për investime të reja në vitin 2015, oferta të reja inovative të kombinuara me performancë të ngritur të biznesit, me fokus primar tek përdoruesit tanë ekzistues dhe ata të rinj” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në kompaninë IPKO. /Telegrafi/