LAJMI I FUNDIT:

Posta, 4.3 milionë humbje gjatë vitit 2014

Posta, 4.3 milionë humbje gjatë vitit 2014

Posta e Kosovës (PK) e ka mbyllur vitin me hiç më pak se 4 milionë e 353 mijë euro humbje për shkak të mosrealizimit të performancës. Bazuar në raportin vjetor financiar të PK-së gjatë vitit 2014 shihet qartë se të hyrat e kompanisë gjatë vitit që lamë pas, kanë qenë 9.9 milionë euro. Ndërkaq shpenzimet 13.8 milionë euro.

“Posta e Kosovës gjatë periudhës janar-dhjetor 2014 pasqyron një rezultat afarist negativ-humbje prej 4,353,738 euro. Humbja është më e ulët 21 për qind se që është planifikuar, ndërsa më e lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për 1 për qind”, thuhet në raport shkruan Zëri.

Më tej thuhet se të hyrat janar-dhjetor 2014 ishin në vlerë prej 9,992,105 euro e që paraqesin të hyrat nga shërbimet postare, shërbimet e kontraktuara, shërbimet e filatelisë, të hyrat nga konsumatorët e mëdhenj, të hyrat nga postat ndërkombëtare etj., që krahasuar me vitin paraprak janë më të ulëta 4 për qind, ndërkaq krahasuar me ato të planifikuara janë 5 për qind më pak. /Telegrafi/