LAJMI I FUNDIT:

Greqisë i duhen edhe 19 miliardë euro

Greqisë i duhen edhe 19 miliardë euro

Greqia ka dërguar listën e përmirësuar të reformave të huadhënësit europianë, me shpresën që këta të fundit ta pranojnë kësaj here listën dhe të lëshojnë këstin e radhës të ndihmës financiare. Kjo do të shmangte një kolaps në Greqi teksa arkat e shtetit janë thuajse bosh.

Kryeministri grek Alexis Tsipras mbrëmë vonë ka mbajtur takime me disa nga ministrat e kabinetit të tij, pas konferencës së mbajtur nga zëvendësministrat e financave të Eurozonës, të cilët u shprehën se huadhënësit kërkojnë që Athina të bëjë më shumë.

Greqia ka para vetëm për një javë, por Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe huadhënësit kanë ngrirë pagesat deri sa Athina të zbatojë reformat.


Financial Times raportoi një dokument prej 26 faqesh, sipas të cilit nevojat financiare të Greqisë shkojnë 19 miliardë euro. Në këtë kontekst sipas gazetës ekonomike, qeveria greke është zotuar të godasë të gjithë ata që shmangin taksat, gjithashtu do të rrisë taksat për produkte e luksit dhe të shqyrtojë shitjet e aseteve rast pas rasti.

Qeveria greke ka propozuar rivendosjen e një pagesë shtesë për pensionistët e varfër dhe rritjen graduale të pagës minimale. Lista e reformave e propozuar nga Athina përfshin dhënien me qira të 14 aeroporteve rajonale, një tender i fituar nga operatori gjerman Fraport, i cili operon gjithashtu aeroportin e Frankfurtit.

Lista gjithashtu përfshin shitjen e portit më të madh të Greqisë, Pireut, megjithëse ministrat kanë bërë deklarata kontradiktore mbi këtë çështje.

Athina paraqiti një listë reformash edhe javën e kaluar për të treguar angazhimin e saj për përmbushjen e zotimeve financiare, por huadhënësit e hodhën poshtë, duke e konsideruar më shumë si koleksion idesh se sa si një listë të vërtetë angazhimesh. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Kalo në kategori