Fusha e prokurimit publik në Kosovë, nga përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe ekspertë të çështjeve ekonomike, konsiderohet terreni më i përshtatshëm i keqpërdorimit të parasë publike.
Janë rreth 700 milionë euro në vit të buxhetit të Kosovës, të cilat shpenzohen përmes prokurimit publik.
Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, konsideron se në Kosovë është bërë trend pasurimi i individëve të caktuar përmes tenderimit.
Ai thekson se pavarësisht ndryshimeve që janë bërë në ligjin e prokurimit, me qëllim të eliminimit të parregullsive në këtë sektor, individët që kanë pasur për qëllim pasurimin përmes tenderimit kanë gjetur rrugë për ta bërë një gjë të tillë.
“Problemi më i madh është te jogatishmëria për të respektuar ligjin që ekziston. Mënyra më e mirë për ta parandaluar këtë keqpërdorim është forcimi i sundimit të rendit dhe ligjit”, vlerëson Shatri.
Prokurimi publik në Kosovë edhe në raportet ndërkombëtare, ishte konsideruar si burim i korrupsionit. Kjo fushë ishte thënë se ka krijuar probleme të mëdha në zhvillimin ekonomik të vendit.
Parimi i zgjedhjes së operatorit ekonomikisht më të favorshëm, shton Haki Shatri, ka bërë që operatorët që ofertojnë në tender të caktuar, të jenë të papërgjegjshëm në kryerjen e punëve.
“Humbjet që i shkaktohen buxhetit janë të mëdha. Operatori i cili ka marrë një tender publik që të mos dalë në humbje, e dëmton cilësinë e punëve që kryen, pra punët i kryen më dobët, me material që nuk është i paraparë dhe në këtë mënyrë dëmtohet edhe paraja publike edhe pasuria kombëtare”, shton Shatri.
Në anën tjetër, Lëvizja “FOL” në Kosovë, e cila merret me monitorimin e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike, në hulumtimet që kanë realizuar, është evidentuar se në fushën e prokurimit ka afera korruptive.
Fidan Kalaja, hulumtues në lëvizjen “FOL”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, i quan shqetësuese parregullsitë që ndodhin në fushën e prokurimit publik.
“Ne kemi dëshmuar se sektori i prokurimit publik është më i korruptuar në Kosovë dhe këtu nevojitet një intervenim urgjent i shtetit në ndryshimin e bazës ligjore, pasi që ka probleme të mëdha edhe në aspektin legjislativ që e rregullon fushën e prokurimit. Po ashtu, kemi kërkuar efikasitet nga institucionet e drejtësisë që ta luftojnë korrupsionin në këtë sektor”, sqaron Kalaja.
Kalaja bën të ditur se në bazë të monitorimit dhe hulumtimeve që ata kanë bërë, kanë ardhur në përfundim se sistemi i drejtësisë dhe Policia e Kosovës nuk kanë kapacitete njerëzore dhe teknike, që të hetojnë apo të ndjekin personat e korruptuar në sektorin publik.
“Ne kemi gjetur se prokuroria e Kosovës nuk ka prokurorë që njohin mirë ligjin e prokurimit, në kuptimin e asaj që më pas të ndjekin keqbërësit dhe keqpërdoruesit e parasë publike në prokurim. Ne i kemi rekomanduar prokurorisë që të krijojë një Task Forcë specifike, e cila merret me hetimin e korrupsionit në prokurimin publik”, shton Kalaja.
Ligji i Prokurimit Publik është miratuar në vitin 2003; deri më tani ky ligj ka pësuar më shumë se pesë herë ndryshime.
Qëllimi i Ligjit për Prokurim Publik është që të sigurojë mënyrën më efikase, më transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve publike dhe burimeve publike në Kosovë, duke përcaktuar kushtet dhe rregullat që do të zbatohen. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos