LAJMI I FUNDIT:

Tregu i Suharekës, jashtë funksionit!

Tregu i Suharekës, jashtë funksionit!

Nuk ka as njerëz as bylmet. Për ndërtimin e tregut të Suharekës janë shpenzuar 200 mije euro, por ai vazhdon të jetë jashtë funksionit.

Edhe përkundër përurimit që iu bë 12 ditë me parë, në tregun e Fermerëve në Suharekë, ende nuk po lejohet të shes askush, edhe pse pati bujq që ia mësynë atij.

Këtë e tregon edhe Arianit Jahaj, që pretendon ta ketë një hapësirë në këtë vend.


“S’jom i informuam aspak, veç e di që është bo hapja solemne dhe menjëherë është mbyllë”, thotë ai.

Komunarët tregojnë arsyet për këtë.

“Objekti është kompletu e tash janë afatet ligjore dhe procedurat që duhet të respektohen për t’u dhënë në shfrytëzim, qoftë fermerëve qoftë ndonjë kompanie menaxhuese të caktuar”, thotë Xhemajl Kabashi, zyrtar për Zhvillim Rural dhe këshilltar për Vujqësi

Edhe kur te hyjë në funksion, fermerët duhet plotësuar kriteret për të fituar një vend në këtë treg.

“Jemi duke i përpilu kriteret dhe njëri nga këto kritere është që fermerët të jenë prodhues”, shton Kabashi.

Megjithatë, paqartësitë rreth tregut të ri, ende jo funksional, nuk përfundojnë këtu.

Halim Elshani që posedon çelësat e objektit, tha për Klan Kosova se është mirëmbajtës i tij, por nuk njihej si i tillë nga zyrtari i komunës së Suharekës.

“Ne i kemi çelësat, nuk e di me kon paski fol ju”, thotë Kabashi.

Kabashi tha se për përzgjedhja e një menaxhuesi të tregut do të vendoset më vonë përmes një konkursi apo forme tjetër. /Klan Kosova/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori