LAJMI I FUNDIT:

Të martën nënshkruhet kontrata 409-milionëshe për Brezovicën

Të martën nënshkruhet kontrata 409-milionëshe për Brezovicën

Qeveria e Kosovës dhe konsorciumi francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes” të martën pritet të nënshkruajnë kontratën për ndërtimin e resorit të Brezovicës, shkruan sot Koha Ditore.

Nënshkrimi i kontratës është mundësuar pas vendimit të Komitetit Drejtues Ndërministror (KDNM) të Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike (PZHQTB) të Brezovicës, në të cilin është konstatuar se janë plotësuar të gjitha parakushtet dhe kushtet për të proceduar me nënshkrimin e kontratës 409-milionëshe.

Kontrata pritet të nënshkruhet nga konsorciumi “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, përkatësisht kompania që është regjistruar në Kosovë nga konsorciumi “Brezovica Resort LLC”, dhe Qeveria e Kosovës.


Kontrata nuk do të hyjë në fuqi të plotë për një periudhë prej 6 muajsh, gjatë së cilës konsorciumi francez, në bazë të kërkesës për propozim dhe kontratës, duhet të dorëzojë dokumentet shtesë, si: përmbylljet financiare, planin e vlerësimit mjedisor, etj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori