Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që aplikojnë pagesën minimale më të ulët në rajon. Të dhënat e “Open Data Albania” tregojnë se, pavarësisht se paga minimale është 22 000 lekë në muaj, ajo është aplikuar me dy standarde.
“Shqipëria që prej korrikut të vitit 2013 aplikon një pagë minimale prej 22,000 lekë në muaj ose 157 euro. Por kjo pagë nuk është aplikuar edhe si minimum për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Pra, vendi ynë ka aplikuar dy standarde page minimale. Deri në 31 korrik 2014, si pagë minimale për efekt të sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore ka shërbyer paga prej 19,026 lekë në muaj, por duke filluar nga 1 gusht 2014 kjo pagë u rrit deri në nivelin prej 19,406 lekë në muaj. Në 1 janar të vitit 2015, me Vendim Nr. 77, datë 28.01.2015, paga minimale mujore për efekt kontributesh u barazua me pagën minimale mujore në shkallë vendi, pra u bë 22 000 lekë”, analizon Open Data Albania.
Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria aplikon një pagë minimale mujore më të ulët se vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Kosovës e cila e aplikon pagën minimale mujore bazuar në moshën e të punësuarit.
Në Kosovë, për të punësuarit deri në 35 vjeç si pagë minimale është 130 euro në muaj, ndërsa për të punësuarit 35-65 vjeç si pagë minimale është 170 euro në muaj.
Shqipëria dhe Kosova janë vende të rajonit që aplikojnë pagë minimale nën 200 euro në muaj. Vendet europiane paraqesin nivele të larta të pagave minimale, mbi 300 euro në muaj. Përjashtim bën Bullgaria e cila aplikon një pagë minimale mujore prej 184 euro. Luksemburgu aplikon edhe nivelin më të lartë të pagës minimale mujore prej 1923 euro. Nga 1 janari 2015, Gjermania ka aplikuar për herë të parë pagën minimale mujore, e cila arrin në 1473 euro muaj.
Edhe për vitin 2015, vendet si Italia, Austria, Danimarka, Finlanda, Suedia, Zvicra, Qipro, Islanda dhe Norvegjia nuk aplikojnë pagë minimale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji
Çfarë përfiton Kosova nga Marrëveshja për Tregti të Lirë me EFTA-n?
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar