LAJMI I FUNDIT:

2500 hektarë do të mbillen me kultura pranverore

2500 hektarë do të mbillen me kultura pranverore

Përgatitjet për mbjelljet pranverore në komunën e Ferizajt po shkojnë sipas parashikimeve kanë bërë të ditur zyrtarë nga Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj. Sipas tyre, me kultura pranverore është paraparë që të mbillen rreth 2500 hektarë, kryesisht misër, patate dhe perime.

I pari i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Ferizaj, Xhamajl Reçica, ka thënë për KosovaPress se 80% e kësaj sipërfaqe të planifikuar tashmë është përgatitur për mbjellje, ndërsa gjatë këtyre ditëve varësisht prej kushteve klimatike do të përgatitet edhe pjesa e mbetur.
“Kushtet klimatike dhe reshjet e fundit nuk kanë pasur ndikim të dukshëm në kulturat e mbejllura bujqësore dhe në pemtari, kështu që me përmirësimin e kushteve të motit do të filloj edhe mbjellja e kulturave pranverore. Fermerët e kanë kryer pjesën më të madhe të përgatitjes së tokës për mbjellje, ndërsa pjesa që ka mbetur do të përfundoj së shpejti”, ka thënë Reçica.

Për më tepër bëhet e ditur se edhe kulturat vjeshtore janë në gjendej të mirë, përveç atyre që kanë qenë të përmbytura nga vërshimet. Drejtori Reçica, ka bërë të ditur se me kultura vjeshtore janë të mbjellura 5000 hektarë, prej tyre me grurë 4620 hektarë, 60 hektarë me elb, 60 hektarë me tërshër dhe 390 hektarë me bimë foraxhere.


“Gjendja e tyre në përgjithësi është e mirë, por për shkak të reshjeve të mëdha dhe vërshimeve një pjesë e kësaj sipërfaqe zvogëlohet, por për fattë mirë subvencionet për grurë dhe misër janë të mira 150 euro, bujku nuk do të humbë në këtë aspekt, por do të humbë vetëm në investimet që i ka bërë në farë dhe impute tjera bujqësore”, ka thënë Xhemajl Reçica.

Ndryshe, komuna e Ferizajt edhe për këtë vit ka paraparë investime në shumë sektorë të bujqësisë si në lavërtari, pemtari, perimtari, blegtori, bletari, mbrojtje të bimëve dhe sistem të ujitjes. Bazuar në projektet që ka në dispozicion DBP-ja, shumë e investimeve në këto sektorë do të shkoj deri në 600 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori