LAJMI I FUNDIT:

Qumështarët Qeverisë: Ndale importin e qumështit pluhur

Qumështarët Qeverisë: Ndale importin e qumështit pluhur

Shoqatat e Prodhuesve dhe të Përpunuesve të Qumështit kanë kërkuar të martën nga Qeveria e Kosovës që të ndal importin e qumështit pluhur. Sipas drejtuesve të këtyre shoqatave lejimi i importit të qumështi pluhur po i dëmton prodhuesit vendorë.

Qumështi është produkt strategjik dhe pjesë kryesore e konsumit ditor të qytetarëve. Si i tille, në shumë vende të botës ky produkt mbrohet me ligje dhe rregullore të veçanta.

Kryetari i Shoqatës së përpunuesve të qumështit, Ramadan Memaj, ka thënë para gazetarëve sot se për të evituar të gjitha paqartësitë, kjo shoqatë ka kërkuar nga doganat e Kosovës të bëj publike emrat e kompanive të cilat importojnë qumësht pluhur të destinuar për përpunim.


Memaj, ka bërë të ditur se prodhuesit vendor janë në gjendje të grumbullojë brenda ditës rreth 170 tonë qumësht.

“Në disa media kohëve të fundit ka pasur disa shkrime që në Kosovë janë importuar rreth 16 mijë tonë qumësht pluhur që e shprehur në kilogram i bjen 16 milion kg, në anën tjetër nga përvoja e jonë dhe nga ajo që dihet për ta procesu këtë sasi të qumështit krijohet një volum prej 160 milion afërsisht 150 deri në 160 milion litrave që faktikisht i bjen që Kosova do të duhej të krahasohej me vendet shumë të mëdha për nga konsumi dhe për nga numri i banorëve e që në realitet nuk ka të bëjë asgjë me fakte. Është e dhimbshme me të vërtet që prodhuesit vendor që përkundër këtyre përpjekjeve bien viktimë e shantazhimeve dhe shkrimeve pa asnjë argument dhe çka është më e keqja do të thotë këtu diskutime janë duke vazhduar dhe duke dëmtuar në masë të madhe prodhimin dhe përpunimin vendor. Ne si industri jemi duke grumbulluar aktualisht rreth 170 tonë qumësht brenda ditës ndërsa gjatë sezonit të verës faktikisht kjo sasi rritet dhe shkon deri në 200 tonë qumësht ditor që e procedojmë gjatë një dite”, tha Memaj.

Ai, ka bërë thirrje që të mos krijohet huti te konsumatori dhe tek qytetarët e Kosovës, duke kërkuar në anën tjetër që të ndalohet komplet importi i qumështit të pluhurit.

“Sa i përket industrisë së qumështit dhe përpunuesve të qumështit ne jemi të gatshëm të iu bëjmë thirrje qeverisë së Republikës së Kosovës që faktikisht të ndalojë komplet importin e qumështit pluhur në Kosovë për shkak se në nuk jemi të interesuar që të kemi në procesim qumështin pluhur për shumë arsye jo sepse mendojmë se ai është një produkt i ndaluar për shkak se edhe ligji i Kosovës e lejon importin dhe përdorimin e qumështit pluhur mirëpo për faktin që ne kemi sasi të mjaftueshme të qumështit të freskët për shkak se kualiteti i qumështit të freskët dhe qumështit pluhur nuk mund të krahasohet”, tha Memaj.

Në përkrahje të kësaj ka dalë edhe Shoqata e Prodhuesve të Qumështit. Naser Bajraktari nga kjo shoqatë, thotë se prodhuesit e qumështit në Kosovë kanë kapacitete për rritjen e prodhimtarisë së tyre si në sasi ashtu edhe në cilësi.

“Ne si shoqatë jemi kategorik që në Kosovë të mos hyjë as një litër qumësht apo edhe imitime të produkteve të qumështit qofshin ato me yndyrë bimore apo qumësht pluhur, sepse direkt e dëmton fermerin i cili është duke prodhuar qumësht cilësor kështu ne jemi të gatshëm të prodhojmë kemi kapacitete të prodhojmë qumësht cilësor por ne duhet të mos jemi të dëmtuar nga produktet tjera”, tha Bajraktari.

Konsumi për kokë banori në Kosovë llogaritet që është 150 litra në vit dhe nëse llogaritet me sasinë që importohet rezulton se kosovaret nuk përdorin qumësht tjetër pos atij pluhur.

Drejtuesit e shoqatave të qumështit mendojnë se qeveria e Kosovës nuk ka asnjë arsye që të fsheh informacionet zyrtare, duke kërkuar transparencë dhe bashkëpunim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori