LAJMI I FUNDIT:

2137 fermerë aplikojnë për grante në Ministrinë e Bujqësisë

2137 fermerë aplikojnë për grante në Ministrinë e Bujqësisë

Është mbyllur të premten afati i aplikimit për projekte zhvillimore/ grante nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe numri i përgjithshëm i aplikimeve është 2137.

Nga numri i përgjithshëm, aplikimi nëpër regjione është si me poshtë:
Prishtina: 562, Prizreni: 535, Mitrovica: 282, Peja: 251, Ferizaj: 188, Gjilani: 186 dhe Gjakova: 133.

Buxheti total që do të jepet për grante sivjet është planifikuar 20 milionë euro. Në Masën 101 – investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore janë planifikuar 11 milionë euro. Në Masën 103 – Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, janë planifikuar 5 milionë euro.


Në Masën 302 – Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve janë planifikuar 1.5 milionë euro. Ndërkaq në Masën e Ujitjes së tokave bujqësore janë planifikuar 2 milionë euro.

Nga java e ardhshme, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) do të fillojë me vlerësimin e projekteve, bazuar edhe në kriteret e publikuara para dy muajve, e që janë edhe tani publike në uebfaqen e ministrisë. MBZHR-ja do të informojë fermerët për hapat e tjerë që do të ndërmarrë.
Ndryshe, aplikimi për skemën e pagesave direkte/ subvencioneve, me kërkesë edhe të fermerëve dhe drejtorive komunale, është zgjatur deri më 20 prill 2015. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori