LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kontrata për Brezovicën sjell investime të mëdha

Thaçi: Kontrata për Brezovicën sjell investime të mëdha

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Thashim Thaçi, ka thënë se nënshkrimi i kontratës për zhvillimin e qendrës turistike të Brezovicës i hap rrugë kthimit të saj në një qendër turistike botërore.

“Kontrata që e nënshkruam dhe e cila do të hyjë në fuqi pas 6 muajsh, kur do të përmbyllet procesi dhe do të fillojë jetësimi i këtij projekti madhor, do të sjellë investime të mëdha, vende pune dhe të ardhura për tërë Kosovën. Njëherësh, ky projekt do të sigurojë që natyra e bukur që kemi, të shfrytëzohet dhe mbrohet me urti ashtu që ta gëzojmë ne dhe brezat që do të vijnë”, ka thënë Thaçi përmes një postimi në Facebook.


Sot e përfunduam një proces shumë të rëndësishëm për Kosovën, për të ardhmen e turizmit por edhe të mbarë ekonomisë së…

Posted by Hashim Thaçi on Tuesday, April 14, 2015