Dogana vështirë se mund të arrij t’i realizojë 962 milionë euro të hyrat e projektuara në buxhetin e këtij viti. Bazuar në të dhënat e fundit të doganave del se ka rritje të vlerës së mallrave por ka rënie të sasisë së mallrave dhe kjo do të mund të ketë ndikim edhe në buxhetin final të të hyrave.
Pavarësisht trendit të rënies të importeve, importi i mallrave serbe vazhdon me rritje. Për tre muaj e parë të këtij viti nga Serbia janë importuar 77.9 milionë euro, krahasuar me periudhën e nnjëjt të vitit të kaluar që ishte 72.3 milionë euro.
Lulzim Rafuna, drejtor i doganave të Kosovës, ka thënë për KosovaPress se në të gjitha produkteve e importuara ka rënie të sasisë që importohet.
“Në të gjitha produkteve ka rënie të sasisë së produktit me përjashtim të disa vajrave të cilat ato janë stabile në produkte tjera ka rënie të sasisë, një rënie e lehtë, jo të theksuar, mirëpo në total është 15 për qind. Po projeksionet të cilat kanë qenë të projektuara në tetor të vitit të kaluar kanë qenë 962 milionë euro, mirëpo në ndërkohë kemi një ndryshim të politikave fiskal edhe tani jemi në konsultim me ministrinë për të paraparë se sa do të jetë projeksioni final në fund të vitit”, ka thënë Rafuna.
Ai po ashtu ka thënë se gjatë muajve të parë ka pasur rënie të të hyrave sidomos tek mallrat bazike. Sipas tij, arsyet janë të ndryshme duke përfshirë edhe migrimin që ka ndikuar.
Kurse Besim Beqaj, anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik , ka thënë se Kosova duhet të shkoj në drejtim të forcimit të kapaciteteve prodhuese. “Kosova duhet të shkon në drejtim të forcimit të kapaciteteve prodhuese, janë bërë shumë hapa paraprak të cilët do të mundësonin një veprim të tillë. Duhet të forcohet kapaciteti prodhues dhe atëherë mund të flasim për një tendencë të rritjes së bilancit tregtar”, ka thënë Beqaj.
Po ashtu ai ka theksuar se vendimet e Qeverisë për ndryshimin e politikave fiskale janë tw mira. “Lidhur me politikat fiskale unë kam thënë edhe javën e kaluar në Kuvend unë i mirëpres ato, janë veprime të cilat do të ndihmojnë por kam thënë që nuk duhet të fokusohemi vetëm në çështjet e politikave sociale sepse është ma shumë vendime të cilat kanë karakter social sesa karakter zhvillimor”, ka thënë Beqaj.
Në ndërkohë, Blerim Grainca, anëtarë i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, tha për KosovaPress se derisa nuk ka rritje të kapaciteteve prodhuese do të përballemi me deficit të lart tregtar. “Derisa nuk ka mundësi që të rriten kapacitetet prodhuese, ju e dini se ne po punojmë në iniciativën private, rritjen e sektorit privat me qëllim që të rritet mundësia që Kosova ka në fushat e prodhimit, veçanërisht në ato që lidhen me agro-bizneset dhe fushat tjera në mënyrë që të eliminohet apo të luftohet debalanci tregtar që kemi në raport me vendet tjera”, tha Grainca.
Të dhënat e ASK-së tregojnë se lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partner kryesor tregtar janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 40.6% për eksport dhe 41.5% për import, ndërsa vendet e CEFTA-s marrin pjesë me 28.5% për eksport dhe 31.8% për import. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në Indi me (18.7%), Itali (12.6%),Shqipëri (12.4%), Belgjikë (8.9%), Maqedoni (8.6%),Serbia (3.2%), Mali i Zi (2.8) etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji
Çfarë përfiton Kosova nga Marrëveshja për Tregti të Lirë me EFTA-n?
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar