LAJMI I FUNDIT:

Mbahet Panairi i 3-të i Firmave Ushtrimore

Mbahet Panairi i 3-të i Firmave Ushtrimore

Drejtues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kanë përuruar sot Panairin e tetë me radhë të Firmave Ushtrimore (PFU) në Prishtinë, një aktivitet tradicional, ku nxënësit nga shkollat që praktikojnë firmat ushtrimore prezantojnë produktet nga puna praktike e tyre.

Në panair, siç njoftoi MAShT, marrin pjesë 129 firma ushtrimore nga 34 Institucione të arsimit dhe aftësimit profesional nga qendra të ndryshme të Kosovës.

Qëllimi i organizimit të firmave ushtrimore është zhvillimi i shkathtësive profesionale të nxënësve dhe përgatitja e tyre për tregun e punës.


Përfaqësues të MAShT falënderuan ACT Austrian Center of Training Firms (Qendra Austriake e Firmave Ushtrimore) dhe Monika Mott, drejtore e Cultur Contact Austria, për mbështetjen dhënë Qendrës Kosovare të Firmave Ushtrimore dhe firmave ushtrimore në përgjithësi edhe pas përfundimit të projektit, thuhet në njoftimin e MAShT. /Telegrafi/