LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimi i Ambasadës Amerikane, do të punësohen 600 punëtorë

Ndërtimi i Ambasadës Amerikane, do të punësohen 600 punëtorë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi u takua me përfaqësuesin e kompanisë B. L Harbert International, Brian J Kelly.

Kjo kompani do të fillojë me ndërtimin e objektit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Ky takim ishte në vazhdën e disa takimeve të mbajtura më herët dhe tani po finalizohet me hapjen e konkurseve për punësimin e deri 600 punëtorëve të profileve të ndryshme që do të punojnë në këtë projekt.

Konkurset do të hapen në të gjitha qendrat e punësimit të MPMS dhe me këtë rast ftohen punëkërkuesit që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për punësim.


Në këtë takim Abrashi me përfaqësuesin e kompanisë u dakorduan që të shfrytëzohen qendrat e aftësimit profesional për testimin paraprak të këtyre punëkërkuesve për profesione të ndryshme. Ftohen punëkërkuesit që të shfrytëzojnë këtë mundësi punësimi si dhe mundësinë e ngritjes së tyre profesionale. /Telegrafi/