Institucionet e Kosovës gjatë takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore të mbajtura në Uashington kanë arritur një marrëveshje në parim për një program të ri me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Këtë e kanë konfirmuar gjatë një konference për media ministri i Financave Avdullah Hoti dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza.
Ky program, sipas ministrit të Financave Avdullah Hoti do të hapë mundësitë për projekte zhvillimore në Kosovë. “Kosova ka stabilitet makro fiskal dhe nuk ka nevojë për program më Fondin Monetar Ndërkombëtar për të ruajtur stabilitetin makro fiskal sepse ne e mbajmë vetë atë, por kemi nevojë për mbështetje të Fondit për të siguruar një kredibilitet te organizatat ndërkombëtare karshi financave publike, që ne të kemi mundësi që të hyjmë në kredi ndërkombëtare tek Banka Botërore dhe të organizatat tjera financiare ndërkombëtare që janë të gatshme të financojnë projektet e Qeverisë së Kosovës”, sqaron Hoti.
Ministri Hoti, ka bërë të ditur se gjatë këtyre takimeve kanë prezantuar edhe disa projekte specifike për financim nga Banka Botërore, të cilat siç thekson ai kanë marrë mbështetje në parim.
Sipas Hotit, këto projekte kanë të bëjnë me ujitjen e tokave bujqësore në Kosovë, projekti i informatizimit të plotë të shkollave, projekti i modernizmit të shëndetësisë si dhe projekti për funksionalizmin e hekurudhave nga Klina deri në Prizren.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza ndërkohë ka theksuar se hyrja në një program me Fondin Monetar Ndërkombëtar është mjaft e rëndësishme për Kosovën. “Qëllimi është që ne të kemi një program me Fondin Monetar Ndërkombëtar jemi dakorduar në parim që të kemi një program dhe arsyeja e këtij programi nuk qëndron në ruajtjen e stabilitetit makro fiskal dhe financiarë, por një program më qellim të themelimit të bashkëpunimit me institucionet tjera për përkrahjen financiare në projektet zhvillimore”, tregon Hamza.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, anëtar i së cilës Kosova është që nga viti 2009, në vitin 2011 kishte ndërprerë marrëveshjen Stand By Arrangment me Qeverinë e Kosovës, për shkak se kjo e fundit kishte devijuar nga programi, respektivisht shkaku i rritjes së pagave në sektorin publik, pa pëlqimin e këtij misioni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë