LAJMI I FUNDIT:

Paga minimale në Kosovë – më e ulëta në rajon

Paga minimale në Kosovë – më e ulëta në rajon

Pavarësisht ngritjes së kostos së jetesës, paga minimale për punëtorët kosovarë është më e ulëta në rajon. Ajo nuk ka ndryshuar që nga viti 2011, e njëkohësisht është e kategorizuar në bazë të moshës: për punëtorët nën 35 vjeç është 130 euro, kurse ata mbi 35 vjeç – 170 euro.

Sindikalistët vazhdojnë ta kundërshtojnë si lartësinë e pagës, po ashtu edhe kategorizimin e të punësuarve, thotë nënkryetari i BSPK-së, Alush Sejdiu.

“Ne si BSPK asnjëherë nuk e kemi pranuar kategorizimin e pagës minimale, mirëpo Qeveria ka nxjerrë një udhëzim administrativ për implementimin e pagës minimale në Kosovë dhe ajo është në afat trevjeçar”, thotë Sejdiu për televizionin publik.


Sejdiu thekson se për këtë çështje do të diskutojnë në takimin e radhës të Këshillit Ekonomik Social, ku sindikalistët do të kërkojnë korrigjimin e pagës minimale.

“Sigurisht do ta kemi mbështetjen edhe të bizneseve që Këshilli Ekonomik Social të dalë me propozim tjetër për lartësinë e pagës minimale, duke pasur parasysh standardin dhe kushtet ekonomike, prandaj do të insistojmë që kjo të ndryshohet”, thotë Sejdiu.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini thotë se brenda këtij viti duhet të debatohet rreth kësaj çështjeje dhe të shikohen mundësitë nëse rritja e pagës minimale ngarkon sektorin privat dhe rritë informalitetin.

“Në kategori nuk guxon të ndahet pasi e humb efektin e vet. Ne atëherë patëm menduar se kjo do të inkurajojë kategoritë e moshave, e që më vonë është parë se nuk është në rregull. Mbetet te përfaqësuesit e punëdhënësve dhe punëtorëve të debatojnë përsëri”, thotë ai.

Këshillin Ekonomik Social tani e udhëheq ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili nuk u prononcua për këtë çështje.

Ndryshe, me propozim të KES-it, pagën minimale e cakton Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti për vitin vijues. Ajo është e obligueshme të zbatohet nga punëdhënësit vendorë dhe të huaj. Gjatë përcaktimit të pagës minimale duhet të merren parasysh kostoja e shpenzimeve jetësore, përqindja e shkallës së papunësisë, gjendja e përgjithshme në tregun e punës dhe shkalla e konkurrencës dhe produktivitetit në vend.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Ekonomi
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Ekonomi
Kalo në kategori