Garancitë që Lista Serbe ka marrë nga partnerët e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, se “do të respektohen pikat kryesore të marrëveshjes për koalicion qeverisës”, ka qenë shkas për kthimin e përfaqësuesve të kësaj liste në institucionet e Kosovës, në Kuvend dhe Qeveri.
Në komunikatën për medie të Listës Serbe, e cila më 23 prill paralajmëroi kthimin e saj në institucione, është theksuar se “një nga arsyet kryesore të kthimit të përfaqësuesve të serbëve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës është edhe marrëveshja që në të ardhmen nuk do të ketë hapa të njëanshëm nga ana e partnerëve të koalicionit, posaçërisht kur bëhet fjalë për procesin e privatizimit në zonat e banuara me shumicë serbe”.
Përfaqësuesi i Listës Serbe, Vladeta Kostiq, njëherësh edhe kryetar i komunës së Graçanicës, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo pikë e marrëveshjes që ndërlidhet me procesin e privatizimit, është me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për bashkësinë serbe.
“Agjencia për Privatizim posedon apo i menaxhon lokacionet dhe objektet më atraktive, të cilat gjenden në territoret e të gjitha komunave dhe jo vetëm atyre me shumicë serbe”, thotë Kostiq.
Ai shton se e gjithë kjo ndërlidhet me faktin se askush nga investitorët nuk dëshiron të vijë dhe të investojë paratë e tij e të mos jetë i sigurt që ato para i ka të sigurta, gjegjësisht se Agjencia mundet në çdo moment ta shpallë likuidimin e ndërmarrjes së caktuar, e cila gjendet në parcelën apo objektin e caktuar.
Në anën tjetër, njohësi i procesit të privatizimit, Berim Ramosaj, shpjegon se i vetmi titullar për këtë proces është Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe jo pushteti lokal apo qendror. Sipas tij, këta të fundit nuk mund ta ndalin një proces të tillë, pa ndryshimin e Ligjit ekzistues për Agjencinë Kosovare për Privatizim dhe Ligjit për Privatizimin dhe Transformimin e Pronës.
Ndryshe, përfaqësuesit e Listës Serbe, në vazhdimësi kanë potencuar se ata konsultohen me autoritetet e Beogradit për të gjitha veprimet e rëndësishme politike.
Si e sheh Kostiq çështjen e privatizimit në këtë kuptim?
“Sipas meje, çështjet pronësore ende nuk janë pastruar. Prandaj, nëse ne duam që të fillojmë në mënyrë kualitative që t’i zgjidhim problemet, ne fillimisht duhet ta dimë se e kujt dhe çfarë është struktura pronësore e vetë pronës, në mënyrë që më vonë të flasim apo sjellin vendime që janë në interesin e të gjithë qytetarëve”, thekson Kostiq.
Por, Ramosaj këmbëngul se çdo kompromis eventual apo marrëveshje e Qeverisë së Kosovës me palën serbe, që e lëndon procesin e privatizimit, në fakt do të paraqesë shkelje të ligjit, Kushtetutës dhe sovranitetit të vendit. Sipas tij, pala serbe po përpiqet t’i pengojë proceset normale të zhvillimit ekonomik dhe transformimit të pronës në Kosovë.
“Kjo nënkupton që pala serbe, respektivisht Qeveria e Beogradit, dëshiron ta ruaj status quo-në”, potencon Ramosaj.
Ai shton se në këtë situatë, të vetmin veprim që mund ta bëjë Qeveria e Kosovës është që përmes komunikimit joformal t’i sugjerojë Agjencisë Kosovare të Privatizimit që ndërmarrjet që gjenden në komunat me shumicë serbe, t’i lë për fazat e mëvonshme të privatizimit, duke i futur ato në listën e të ashtuquajturave ndërmarrje me probleme. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj