LAJMI I FUNDIT:

Gërxhaliu: Të kompletohen bordet e ndërmarrjeve

Gërxhaliu: Të kompletohen bordet e ndërmarrjeve

Duke përcjellë me vëmendje rrjedhat e tërësishme politike dhe ekonomike në vend Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson si shumë të rëndësishme kompletimin e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura.

“Kompletimi sa më i shpejtë i bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura duhet të jetë prioritet për Qeverinë dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës. Konsiderojmë se kjo do t’i kontribuonte avancimit të punës se këtyre ndërmarrjeve dhe njëkohësisht zgjidhjen e shumë çështjeve të cilat drejtpërdrejtë varën nga bordet e agjencive të pavarura. Gjithashtu angazhohemi që në borde të përzgjidhen njerëzit me kualitet të larta morale dhe profesionale të cilët do të ishin garanci për punën e suksesshme të tyre”, tha kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu.

Kreu i OEK-ut konsideron se në borde duhet të janë edhe përfaqësuesit e biznesit, posaçërisht atij privat të cilët janë nder kontribut dhënësit më të mëdhenj në vend.


Kjo gjithashtu, sipas Gërxhaliut do të bënte të mundur dhe do të ishte kontribut në forcimin e partneritetit publiko privat për të cilin aq shumë po flitet në shoqërinë tonë. /Telegrafi/