LAJMI I FUNDIT:

Devolli Corporation ndihmon “Cycle Kosovo for Children”

Devolli Corporation ndihmon “Cycle Kosovo for Children”

Çdo nënë dhe fëmijë ka të drejtën e një jete të shëndetshme, pa kurrfarë kompromisi! Që të realizohet me sukses ky konstatim, duhet organizim dhe kontribut nga të gjithë. Suksesi i madh i fushatës së vitit 2014 që rezultoi me blerjen e pajisjes së Analizatorit Hematologjik për Repartin e Gjinekologjisë të QKUK-së, këtë vit vazhdon përsëri, për një qëllim dhe objektiv të përbashkët, për të shpëtuar jetë

Çiklistë ndërkombëtarë të cilët punojnë në misione të ndryshme në Kosovë bëhen bashkë përsëri dhe organizojnë aktivitetin për bamirësi i cili do të mbledh afërsisht 50 çiklistë vendorë dhe ndërkombëtarë. Ky aktivitet do të zgjasë 3 ditë, do të përshkoi afërsisht 600 km dhe do të zhvillohet me datat 5, 6, dhe 7 qershor 2015. Qëllimi kryesor i kësaj ngjarjeje është që të ndihmohet organizata jo-qeveritare “Aksioni për Nënat dhe Fëmijët” e cila është një organizatë që përkujdeset për përmirësimin e shëndetit për nëna dhe për fëmijë, pa marr parasysh etnicitetin, fenë apo statusin ekonomik. Vlen të ceket se të gjitha shpenzimet e çiklistëve do të mbulohen nga vetë çiklistët, ndërsa të gjitha të hollat që do të mblidhen do të shkojnë eksluzivisht vetëm për organizatën.

Si gjithmonë, Devolli Corporation është në përkrahje të ngjarjeve të tilla duke u bërë edhe donatori kryesor i kësaj ngjarjeje duke besuar fuqishëm që me përkrahjen e nënave dhe fëmijëve, do të kontribuon në mirëqënien dhe shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori