LAJMI I FUNDIT:

Këtë javë procesi i vlerësimit të aplikusve për grante

Këtë javë procesi i vlerësimit të aplikusve për grante

Procesi i vlerësimit të aplikusve për konkursin e granteve për bujqësi e zhvillim rural të Ministrisë së Bujqësisë pritet të fillojë këtë javë.

Janë mbi 2000 aplikues për grante që sivjet kapin shumën prej 20 milionë euro.

Konkursi i cili ka qëndruar i hapur mbi 45 ditë ishte mbyllur më 10 prill, kurse këtë javë pritet të fillojë vlerësimi i aplikuesve, ka thënë për Radio Kosovën, këshilltari në Ministrinë e Bujqësisë, Shkelzen Dragaj.


Vlerësimi sipas tij do të jetë korrekt, pasi që është thuajse elektronik. “Vlerësimi paraprak i projekteve ku është sistem pak a shumë elektronik bazuar në kriteret të përgatitur në program dhe që kanë qenë publike, d.m.th secili fermer ka ditë nëse i plotëson ato dhe sa pikë do t’i ketë”, tha ai.
Çdo gjë nuk përfundon me vlerësimin e parë, thotë Dragaj, pasi që pasojnë vizitat në terren.
“Përzgjedhuri në fazën e parë, inspektohet në terren, me ç’rast Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, e cila implementon programin, vendos për diskualifikim eventual nëse nuk përmbahet dikush programit, pra të asaj për çka është fituar grandi, p.sh. 80.000 euro që është një shumë e konsiderueshme e taksapaguesve. Atëherë natyrisht që nuk mund të lejohet të vazhdojë dhe mund të diskualifikohetë të hyjë tjetri me radhë”, tha ai.

Krahas këtij konkursi, ka qenë edhe konkursi i subvencioneve për drithëra, pemë e perime, që po ashtu është mbyllur.

Ndërkohë konkursi për blegtori, bletari edhe material fidanor, do të jetë i hapur deri më 5 qershor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori