Komuna e Mitrovicës, përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ka përzgjedhur 62 fermerë përfitues të serrave, me të cilët sot u nënshkruan kontratat.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, u garantoj fermerëve se do të jetë në shërbim të atyre që punojnë. “Më vjen mirë që jam në mesin tuaj, në mesin e njerëzve më fisnik që me punën dhe djersen e tyre krijojnë të ardhura për familjet e tyre. Ju garantoj se ai që e donë punën, unë do t’ia jap hapësirën dhe do ta mbështesë në zhvillimin e biznesit të tij”, tha Bahtiri.
Ai më pas i njoftoj ata edhe për disa projekte që janë në plan të realizohen në të ardhmen në këtë fushë, duke shtuar se do të angazhohet që të tërheq edhe donacione nga të tjerët për zhvillimin e bujqësisë në Komunë.
Drejtori i bujqësisë, Nasuf Aliu, tha se qëllimi i projektit për dhënien e serrave është që të bëhen hapa pozitiv në zhvillimin e bujqësisë, duke ndihmuar fermerët.
Sipas tij projekti për 62 serra, 55 prej të cilave për hapësirën prej gjysmë ari tokë bujqësore, ndërkaq 7 të tjera për nga një ari tokë, i ka kushtuar Komunës mbi 40 mijë euro,ndërsa nga fermerët participimi është 10, 350 euro, gjithsej projekti 50,350 euro, ose në total për vitin 2015 është mbi 40 ari sipërfaqe e re me serra.
Aliu tha se puna e përfituesve të serrave do të monitorohet nga kjo drejtori, në mënyrë që ai që ka përfituar të ndihet edhe përgjegjës për punën e tij.
Njëherësh, duke folur për punën e drejtorisë të cilën e drejton, ai përmendi shpërndarjen e farës së grurit që u bë javën e kaluar po ashtu për 62 fermerë, pastaj edhe disa projekte të tjera të kësaj drejtorie për të ardhmen, për sektorë të ndryshme, si për bujqësi, blegtori, bletari etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos