LAJMI I FUNDIT:

Qeveria zhbllokon buxhetet për 4 komunat në veri

Qeveria zhbllokon buxhetet për 4 komunat në veri

Qeveria e Kosovës në këto momente po zhvillon një mbledhje, në të cilën ka në rend të ditës edhe zhbllokimin e buxheteve për katër komunat në veri të Kosovës. Siç merr vesh Koha.net, Qeveria do të marrë vendim në favor të zhbllokimit të tyre.

Ato është dashur që deri më 1 mars t’i miratonin buxhetet e tyre të harmonizuara në kuvendet komunale, sipas Qarkores buxhetore të Ministrisë së Financave. Por kishin dështuar ta bënin këtë gjë, edhe në shenjë refuzimi të bashkëpunimit me institucionet qendrore të Kosovës, për pasojë atyre u ishin bllokuar financat.

Qeveria tani ka “gjetur” arsyetimin për t’ua zhbllokuar buxhetet, në mënyrë që ato të mund të bëjnë pagesën e rrogave për punëtorët buxhetorë në komunat e tyre. /Telegrafi/