Prezantohen ndërmarrës që kanë folur për korrupsionin dhe për pasigurinë juridike në Kosovë ndërsa ka folur edhe presidentja Jahjaga, e cila ka thënë se “korrupsioni nuk është vetëm fenomen i Kosovës
Të hënën, në kuadrin e emisionit “ECO” të Televizionit Publik Zviceran që kishte në fokus fenomenin e korrupsionit në botë, është trajtuar përhapja e korrupsionit edhe në Kosovë. Me këtë rast janë prezantuar ndërmarrës që kanë folur për korrupsionin dhe për pasigurinë juridike në Kosovë ndërsa ka folur edhe presidentja Jahjaga, e cila ka thënë se “korrupsioni nuk është vetëm fenomen i Kosovës”.
I kanë ikur 24 nga 110 punëtorët
Papunësi e lartë dhe korrupsion: Dhjetëra mijë njerëz braktisën Kosovën, njërin ndër vendet më të varfra të Evropës, brenda një kohe shumë të shkurtë. Madje as ndërmarrësit nuk duan të mbeten në Kosovë. Ibrahim Krivaqa flet qartë: “Qeveria në Kosovë nuk kujdeset për ekonominë. Ajo nuk mendon për zhvillimin e vendit. Për këtë arsye njerëzit janë të pakënaqur”, thotë ndërmarrësi kosovar për emisionin “ECO”, dhe transmeton albinfo.ch. Ai drejton disa ndërmarrje në Gjilan.
Krivaqa e njeh gjendjen pashpresë të bashkëvendësve të tij nga përvoja personale: Në shkurt të këtij viti kanë ikur jashtë vendit, në Gjermani ose Austri, 24 nga 110 të punësuarit e tij.
Papunësia në Kosovë është e lartë. Shumë njerëz kishin mbështetur shpresat e tyre në zgjedhjet e vitit të kaluar. Por, ish kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nga shumëkush i padashur, mbeti në fuqi si ministër i jashtëm. Presidentja e vendit është përpjekur gjatë muajve të kaluar në mënyrë të vazhdueshme të zbusë popullin e zemëruar dhe ka hasur në rezistencë.
“Ne duhet të bëhemi bashkë dhe të rrëzojmë qeverinë – me dhunë” thotë një kosovare në një takim me Jahjagën në Mitrovicë. Ashtu sikurse dhe shumë qytetarë tjerë ajo kërkon: “Qeveria nuk guxon më që vendet e punës në punë të shtetit t`ua japë familjarëve por duhet të punësojë të rinj, të cilët kanë nevojë urgjente për punë”.
Humbet besimi për një ardhmëri më të mirë
Se korrupsioni në Kosovë ka një përhapje të gjerë e ka ndjerë edhe Ibrahim Krivaqa derisa donte të zgjeronte ndërmarrjen e tij. “Ne na duhet shumë kohë për të nxjerrë një leje. Sikur t`u jepja ryshfet zyrtarëve me siguri gjithçka do të shkonte shumë më shpejtë”, thotë ai. Megjithatë, Krivaqa konstaton se gjatë dy muajve të fundit nuk i kanë ikur më punëtorë të tjerë. Ndonëse nuk ka pasur mundësi t`ua rrisë pagat (ato sillen rreth 300 euro), ai u ka lidhur punëtorëve të tij sigurime shëndetësore private, që u mundësojnë trajtimin mjekësor në Kosovë, Maqedoni e Turqi.
“Ky është një hap i mirë përpara por ata që i duhen urgjentisht Kosovës janë hapat e mëdhenj”, thuhet më tutje në emision.
Edhe kosovaro-zvicerani Rexhep Mustafa është konfrontuar me korrupsionin. Ai është pronar i një agjencie udhëtimesh në Prishtinë. Zyrat qeveritare nxjerrin shpesh te ai biletat për fluturime. Pak kohë më parë dikush i ikishte kërkuar atij para në këmbim me biletat që i abononte te ai.
“Disa herë e kanë provuar këtë gjë te unë – pa sukses. Edhe unë jam i këtushëm, por unë nuk bashkëpunoj në çështje të tilla!”.
Mustafa ka humbur besimin në një ardhmëri më të mirë në Kosovë dhe dëshiron të kthehet në Zvicër: Pasi që fëmijët e tij atje do të kenë një arsimim më të mirë dhe për shkakun se ai nuk beson që ekonomia kosovare në një kohë të afërt do të shkojë nga e mbara.
Mungon siguria juridike
Edhe kosovaro-zvicerania Drenusha Shala kritikon mungesën e sigurisë juridike në Kosovë. E reja 25 vjeçe ka pasur sukses me ndërmarrjen e saj në Prishtinë, një Call-Center për hulumtimin e tregut. Emisioni “ECO” kishte raportuar që në vitin 2012 për këtë ndërmarrje. Shala përfiton nga kostoja e ulët e pagave dhe nga punëtorët e saj shqiptarë që e njohin gjermanishten. Gjatë dy viteve të fundit ajo e ka zgjeruar ndërmarrjen e saj nga 25 punëtorë sa kishte atëherë, në 150 punëtorë. Të ardhurat i gjeneron nga klientët në Gjermani dhe në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, selia qendrore e firmës është në Zvicër.
“Nuk ka siguri juridike në Kosovë. Kontratat tona shkojnë përmes Zvicrës, në mënyrë që ne të mund t`u ofrojmë klientëve tanë njëfarë sigurie”.
Pak përparime në luftën kundër korrupsionit
Kreu i shtetit, Atifete Jahjaga kërkon angazhimin e vetë popullatës. Ajo u bën thirrje njerëzve në Kosovë të bashkëpunojnë me institucionet për ta ndërtuar vendin, për të forcuar ekonominë dhe për të krijuar më shumë vende pune. “Ne, deri para 16 viteve kemi pasur luftë. Ndërtimi i shtetit ende nuk është rrumbullakuar. Korrupsioni nuk është problem vetëm i Kosovës por edhe i të gjitha vendeve përreth, të cilat janë në një fazë tranzicioni”, thotë presidentja në një intervistë për “ECO”.
Shteti ka ndërmarrë “hapa të guximshëm” në luftën kundër korrupsionit për të forcuar shtetin juridik. Por se çfarë në të vërtetë nënkuptohet saktësisht me këtë gjë, mbetet e paqartë. Fjala është kryesisht për reforma ligjore dhe për një koordinim më të mirë.
Sipas një raporti ekonomik të realizuar nga Ambasada Zvicerane në Kosovë përparimet konkrete në luftën kundër korrupsionit janë vështirë të identifikohen, thuhet në emisionin “ECO”. Ndarja e përgjegjësive në sistem është e paqartë, konstaton ky raport. /albinfo.ch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj