Për Kosovën, produkte dhe shoqëri të tilla si “Podravka”, “Volkswagen”, “Ipko” dhe “VITA” janë shembuj dhe simbole tipike të raportit më të mirë midis çmimit dhe cilësisë, vlera më e mirë për para në tregun e Kosovës.
Këto rezultate janë nxjerrë nga sondazhi i parë i kërkimit i “Best Buy Award” në Kosovë, i cili u krye nga organizata zvicerane “ICERTIAS. – International Certification Association GmbH”. Organizata mat përvojat dhe përmbushjen e kërkesave të qytetarëve me raportin midis çmimit dhe cilësisë të produkteve dhe shërbimeve të tregtuara. Kërkimi u krye për Kosovën në muajin prill 2015. Si pjesë e sondazhit të kërkimit të “Best Buy Award”, të anketuarit u pyetën se çfarë mendonin se përfaqësonte raporti më i mirë midis çmimit dhe cilësisë, specifikisht vlera më e mirë për paratë e tyre sipas përvojave të tyre personale me produkte ose kategori specifike shërbimi në tregun kosovar. Kërkimi në Kosovë përfshinte 50 kategori të ndryshme ekonomike në sektorë të tillë si shitjet me pakicë, ushqimi, këpucët, veshjet, kozmetika, pajisjet elektroshtëpiake, telekomunikacionet dhe financa.
Pyetjet në sondazhin e kërkimit të “Best Buy Award” ishin të hapura, pra pjesëmarrësit nuk mund të jepnin përgjigje me disa zgjedhje. Ata mund t’i përcaktonin lirisht emrat e produkteve dhe ofruesve të shërbimeve që në bazë të përvojës së tyre, ofronin raportin më të mirë midis çmimit dhe cilësisë në treg. Për shembull, të anketuarve për kategorinë e “supës së çastit” iu bë pyetja e mëposhtme: “Sipas përvojës suaj personale, cila supë çasti (në pako) ofron raportin më të mirë çmim-cilësi në tregun”. Shumica e pjesëmarrësve iu përgjigjën kësaj pyetjeje me “Podravka”. Në kategorinë “biskotat”, “Liri” fitoi vendin e parë.
Në kategorinë “Internet i lëvizshëm” (internet i aksesueshëm me anë të Smartphone ose kompjuterit tablet), “IPKO” u pozicionua në vendin e parë. Fituesit e vendit të parë në kategoritë e tjera të kërkuara përfshinin “Birra Peja” (birra), “Volkswagen” (prodhues i makinave familjare), “Ariel” (detergjent larës pluhur), “Colgate” (pasta e dhëmbëve), Qendra Tregtare “Albi” (zinxhiri i supermarketeve) dhe “VITA” (qumështi).
Kërkimi i “Best Buy Award” nuk mat pjesën e tregut ose vlerën e aksioneve të markës. Përvojat, opinionet, përmbushja e kërkesave dhe perceptimet e konsumatorëve përdoren ekskluzivisht për ta matur raportin midis çmimit dhe cilësisë të mallrave dhe shërbimeve në treg në bazë të përvojës së tyre personale.
Metodologjia dhe përzgjedhja e grupit model të analizës
Sondazhi i kërkimit të “Best Buy Award” për Kosovën për periudhën 2015/2016 u krye nga “ICERTIAS – International Certification Association GmbH”, e cila është një organizatë zvicerane që përdor një grup model analize prej 1 200 qytetarësh kosovarë, përdorues interneti të grupmoshës 15 vjeç e lartë. Sondazhi u krye duke përdorur një pyetësor interneti nga muaji prill 2015 në bazë të metodës së intervistimit/pyetësorëve me anë të internetit – Deep Mind Awareness (CAWI-DEEPMA) (metodologji e fokusuar për përmbushjen e kërkesave të konsumatorëve, e bazuar në raportin midis çmimit dhe cilësisë të produkteve ose shërbimeve).
Rreth projektit të “Best Buy Award”
Sot më shumë se kurrë blerësit janë duke kërkuar një vlerë më të mirë për paratë e tyre. Gjatë marrjes së vendimeve përfundimtare të blerjes, konsumatorët krahasojnë çmimin dhe cilësinë e secilit produkt që mendojnë të blejnë. Raporti midis një çmimi të mirë dhe cilësie të mirë të mundshme (Best Buy) është jashtëzakonisht i rëndësishëm për konsumatorin e zakonshëm. Best Buy Award është një projekt nga “ICERTIAS – International Certification Association GmbH”, me seli në Zyrih, Zvicër. Misioni i kërkimit të “Best Buy Award” është të krijohen perceptime për përvojat dhe perceptimet e përdoruesve në lidhje me produkte dhe shërbime që konsumatorët mendojnë se ofrojnë raportin më të mirë të çmimit dhe cilësisë (koncepti i ashtuquajtur best buy).
Qëllimi i projektit dhe certifikatës së “Best Buy Award” është thjeshtimi i kërkimit për mallrat dhe shërbimet më të mira me çmimin më të favorshëm. Blerësit në tregjet lokale dhe ndërkombëtare synohen të jenë përfitues të këtij procesi. Studimi i kërkimit të “Best Buy Award” është kryer sipas dispozitave të Manualit Ndërkombëtar për Kryerjen e Kërkimit Social dhe të Tregut, i cili është miratuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC) dhe Shoqata Evropiane e Ekspertëve Kërkimorë (ESOMAR). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale
Lansohet ueb faqja eBukura.com – Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!
Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës
Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë