LAJMI I FUNDIT:

Greqia i paguan FMN-së 200 milionë euro borxhe

Greqia i paguan FMN-së 200 milionë euro borxhe

Greqia sot ia doli që brenda afatit t’i paguaj 200 milionë euro për Fondin Monetar Ndërkombëtar në emër të kthimit të një pjese të kredisë.

Derisa qeveria e Greqisë ka probleme me mungesë të parave të gatshme, ajo ballafaqohet me një pagesë tjetër javën e ardhshme.

Më 12 maj Greqia duhet ta paguaj shumën prej 750 milionë eurosh, si pjesë e kthimit të kredisë për Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Nëse qeveria greke nuk ia del ta paguaj këtë sasi, atëherë ballafaqohet me falimentim të borxheve të saj, që mund ta sjellin një varg të zhvillimeve të cilat do ta shkatërronin anëtarësimin e Athinës në eurozonë.


Aktualisht, nuk është e qartë nëse Athina do të jetë në gjendje ta paguaj këtë pjesë të borxhit dhe t’i paguaj disa pensione dhe rroga në mes të këtij muaji.

Gjatë tre muajve të kaluar, qeveria e krahut të majtë ishte ballafaquar me probleme në negociata me kreditorët dhe institucionet, që e mbikëqyrin borxhin e saj, FMN, Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni Evropian. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Ekonomi
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Ekonomi
Kalo në kategori