LAJMI I FUNDIT:

Tregu mobil mundësi për gratë fermere

Tregu mobil mundësi për gratë fermere

Drejtoria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR) e Komunës së Podujevës në bashkëpunim me shoqatën “Gratë në Biznes” kanë mbajtur një takim informues për projektin “Themelimi i tregjeve mobile për fermerët vendorë në Prishtinë”

Takimi i organizuar me gratë fermere nga Komuna e Podujevës kishte për qëllim informimin për kushtet për zhvillim ekonomik, respektivisht për bizneset agrare dhe fermerët lokalë me qëllim rritjen e qasjes së këtyre të fundit në tregun rajonal Qendër dhe stimulimin e zëvendësimit të importit me produkte vendore.

Drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik (DPZHE), Avni Fetahu e vlerësoi shumë të rëndësishme këtë nismë, e cila sipas tij do të ndikojë edhe në punësim, transmeton Telegrafi.


“Përmirësimi i furnizimit me produkte agrare vendore është hallkë në zinxhirin e themelimit të tregut mobil për fermerë, duke synuar promovimin e prodhimit vendor. Rrivitalizimi i ekonomisë rurale në rajonin qendër dhe rajone të tjera të Kosovës krijon mundësi të reja punësimi, veçanërisht për fermerët e rinj, me qëllim reduktimin e papunësisë, varfërisë dhe migrimit”, tha Fetahu.

Ndërsa, Hamide Latifi drejtoreshë ekzekutive e shoqatës “Grat në biznes” ka informuar gratë fermere rreth projektit “Themelimi i Tregjeve Mobile për Fermerët Lokalë në Prishtinë”.

Ajo tha se ky projekt është përkrahur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ku 1200 fermerë të Rajonit Ekonomik Qendër, pjesë e të cilit është edhe Komuna e Podujevës, do t’i shesin dhe promovojnë produktet e tyre bujqësore, të prodhuara në vend, të freskëta ose të përpunuara./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori