LAJMI I FUNDIT:

Prishtina rritë buxhetin për subvencione në bujqësi

Prishtina rritë buxhetin për subvencione në bujqësi

Komuna e Prishtinës ka rritur buxhetin për subvencione në sektorin e bujqësisë për 335 mijë euro, krahasuar me vitin paraprakë. Kështu ka njoftuar drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë, Genc Bashota në një konferencë për media.

“Ne i kemi dhënë një rol të veçantë bujqësisë për arsye se kemi konsideruar se Komuna e Prishtinës ka një potencial shumë të madh për zhvillimin e këtij sektori. Qëllimet kryesore të subvencionimeve në bujqësi janë që ne si Komunë t’i mbështesim fermerët në disa lëmi, siç janë pemëtaria, perimtaria, lavërtaria, shpezëtaria, blegtoria, ujitja, etj”, tha Bashota, i cili theksoi se buxheti i vitit 2015 për bujqësi është rreth 1 milion e 30 mijë euro, rreth 355 mijë euro më i lartë se sa ai i vitit paraprak, ndërsa tha se do të ketë rritje permanente e buxhetit të bujqësisë gjatë viteve të ardhshme

Sipas drejtorit Bashota, sektori i ekonomisë qëllim kryesor e ka rritjen e punësimit në kryeqytet. Në këtë drejtim ai përmendi tri projekte kryesore: krijimi i Qendrës Komunale për Këshillim në Karrierë dhe krijimi i qendrës për “Business Process Outsourcing” (BPO) që janë bashkëfinancim midis Komunës dhe qeverisë zvicerane, si dhe tregu mobil i prodhimeve në vlerë të 497 mijë eurove, 80 për qind të të cilit e financon Komision Evropian, ndërsa 20 për qind të vlerës së projektit, Komuna e Prishtinës. Ai tha se illimisht, planifikohet qe 1.200 fermerë të jenë të inkuadruar në tregun mobil, pa pagesë në dy vitet e para dhe me përkrahje shtesë nga Komuna e Prishtinës për të krijuar mundësi sa më të favorshme për bizneset vendore.


“Qëllimet kryesore të të dy sektorëve që i kemi, bujqësia dhe ekonomia, e kanë një emërues të përbashkët, rritjen e punësimit si dhe stimulimi i prodhimeve vendore. Prishtina është qytet që ofron mundësi të zhvillimit të bujqësisë. Kemi shumë zona rurale që gravitojnë në Prishtinë dhe janë pjesë e Komunës dhe përmes bujqësisë mendojmë se do të ndikojmë në zhvillimin ekonomik të qytetit”, tha Bashota.

Ai ka njoftuar se për këtë vit për subvencione në bujqësi janë ndarë 1.3 milion euro. “Subvencionet në sektorin e bujqësisë planifikohen të ndahen për pemëtari, vreshtari dhe ngritjen e korporatave prodhuese të mjaltit”, ka thënë Bashota. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori