LAJMI I FUNDIT:

Fillon “inspektimi” i bizneseve për kushtet e punës

Fillon “inspektimi” i bizneseve për kushtet e punës

Pas përmbylljes së fushatës vetëdijësuese nga Inspektorati i Punës, sot ka filluar inspektimi intensiv në subjektet afariste lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë. Inspektimi i parë ishte në kompaninë ndërtimore “Tregtia”, në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.

I pranishëm në këtë inspektim ishte edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili tha se Ministria ku ai vepron në bashkëpunim më Inspektoratin e Kosovës, do të vazhdojë të kontrollojnë vendet e punës dhe të sigurohen që marrëdhëniet punëdhënës-punëtor të jenë në rregull.

“Muaji prill, muaji maj, sikurse në secilin vend në Evropë, janë fushata sensibilizuese para fillimit të punëve ndërtimore dhe ne kemi marr përsipër praktikat e njëjta. Sot vizituam një kompani ndërtimore në Prishtinë dhe do të shikojmë edhe kontratat e punës, edhe sigurinë në punë. Besojë që inspektorat, kryeinspektori më mirë e njeh vetë punën edhe besojë që i kanë marr edhe vërejtjet por në përgjithësi ishte në rregull. Ne do të vazhdojmë edhe në kompani tjera dhe kjo në njëfarë mënyre është vet përkrahje e Qeverisë për Inspektoratin si trup i pavarur që të shikojnë marrëdhëniet punëdhënës-punëkërkues-punëtor, gjithashtu edhe sigurinë dhe shëndetin në punë”, tha Abrashi.


Kryeinspektori i Kosovës, Basri Ibrahimi, pas kontrollimit të kontratave të punës, mjeteve të punës dhe sigurisë në punë në kompaninë “Tregtia”, tha se punëtorët në këtë kompani janë të pajisur me mjetë mbrojtëse personale dhe kanë kontrata të punës të rregullta.

“Sot është fillimi i punëve tona të përditshme dhe inspektimi në teren për të parë se a ka ndiku fushata vetëdijësuese, por edhe a janë duke i zbatuar këto dy ligje. Kështu që gjëja e parë është të ndjekim format rutinore të inspektimeve. Në këtë vend këtu i gjetëm mjaft mirë të pajisur edhe punëtorët me pajisje personale mbrojtëse. Besoj që edhe me kontrata të punës duke e pasur parasysh që ishin edhe letërnjoftimet, kishin edhe kontratat e punëtorëve dhe në vazhdim në do të vazhdojmë në punët tona të përditshme”, tha kryeinspektori Ibrahimi.

Kurse, inxhineri në kompaninë “Tregtia”, Faton Grajqevci, u shpreh i kënaqur me kontrollin nga Ministri dhe Inspektoriati. “Besoj që kjo fushatë ka ndikuar pozitivisht në kompaninë tonë duke iu përmbajtur të gjitha rregullave dhe ligjeve në fuqi për punën dhe sigurinë e punëtorëve në punë”, tha Grajqevci.

Fatmir Xheladini, punëtor në po këtë kompani u shpreh i kënaqur me punëdhënësit e tij. Sipas tij, edhe pse kushtet për punë janë të mira, gjithmonë ka vend për përmirësimin.

Zyrtarë nga Inspektorati i Kosovës njoftuan se inspektimet do të shtrihen në gjithë territorin e Kosovës dhe pas një muaji, do të dalin me një rezultat të saktë se sa ka ndikuar fushata vetëdijësuese tek punëdhënësit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
Kalo në kategori