LAJMI I FUNDIT:

Elshani: Po krijohen pengesa për investitorët

Elshani: Po krijohen pengesa për investitorët

Nënkryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Arif Elshani, është i shqetësuar me rënien e vazhdueshme të investimeve të huaja në vendin tonë. Në një intervistë për gazetën “Zëri” ai thotë se rënia e investimeve të huaja që nga viti 2007 është si pasojë e mungesës së kushteve për të bërë biznes në Kosovë.

Sipas tij, institucionet e vendit, si dhe Oda Ekonomike e Kosovës, nuk kanë bërë sa duhet në tërheqjen e investitorëve.

“Që nga viti 2007 e deri më tani investimet e huaja direkte në Kosovë kanë shënuar rënie.


Realisht sipas disa informatave rënia e investimeve të huaja është shumë e madhe. Unë mendoj se institucionet tona dhe ne si Odë Ekonomike nuk kemi bërë shumë sa është dashur për t’i ndihmuar investitorët e jashtëm për të ardhur në Kosovë”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/